Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

744 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere dello Sport zbulon: “Inter-Roma, gjithcka gati per transferimin tek zikalterit…”

Corriere dello Sport zbulon: “Inter-Roma, gjithcka gati per transferimin tek zikalterit…”
Inter Club Staff

Duket se ardhmja e Alessandro Florenzit mund te jete tek Interi dhe per kete ka nje sere arsyesh qe te bejne te mendohesh.

Si fillim, edhe pse e ardhmja e tij eshte e gjitha per tu shkruar, ne Paris jepet me siguri qe lojtari do te kthehet tek Roma.

Por a do te qendroje tek Roma ai pasi te rikthehet atje pas PSG? Ka pasur disa lajme se Jose Mourinho mund te mendoje per qendrimin e tij, por shanset jane qe kjo te mos ndodhe.

Arsyet si fillim jane dy: Roma si fillim po mendon te besoje te dy lojtare te rinj ne pozicionin ku ai luan ne fushe.

Aty jane Karsdrop dhe Reynolds, dy lojtare te rinj per te cilet Roma ka investuar shume dhe pretendon qe Jose Mourinho ti beje qendrore ne projekt.

Keshtu, Florenzi pasi te rikthehet te Roma, tentativat per ta shitur ate do te jene te menjehershme edhe per shkak te kontrates.

Ai merr shume: plot 4 milione euro deri ne vitin 2023 dhe te jesh nje rezerve te Roma me kete rroge sipas klubit eshte e tepert.

Per kete arsye, Interi eshte ne gare fuqishem per lojtarin: mund te paguaje te Roma nje shifer nga 8-12 milione euro, por mund ti heqe keshtu edhe barren e nje page teper te larte.

Nderkohe, nga ana tjeter Roma do te ishte e kenaqur me shitjen edhe per shkak se keto para do te jene perfitim dhe plusvalence e paster.

Kujtojme se Florenzi eshte nje nga lojtaret e perfolur me se shumti per tu bere zevendesuesi i Hakimit te zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.