Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,293 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere dello Sport – Zhang dhe jo vetem: mbrojtja do te pesoje revolucion.

Corriere dello Sport – Zhang dhe jo vetem: mbrojtja do te pesoje revolucion.
Ardis
  • On 11/03/2015, 16:40

Edhe Corriere dello Sport konfirmon: “Inter ka filluar kontaktet per te sjelle ne Milano Linpeng Zhang, mbrojtes eklektik i Guangzhou te Fabio Cannavaro-s. “Sipas Thohir do te jete nje investim i rendesishem edhe per marketingun. Do te zere nje nga dy vendet e ekstrakomunitareve, por ardhja e tij nuk do te pengoje sulmin ndaj Dragovic dhe Vida-s pervec blerjes se Murillo-s. Mbrojtja 2015-2016 e Interit do te jete ne fakt e revolucionuar”, shkruhet ne gazete.

TUTTOSPORT – INTERI VESHTRON NGA KINA: TURNEU DHE… ZHANG!

“Nga Japonia ne Kine. Interi ne fakt po mendon te zevendesoje – ne ekip, jo si rol – Yuto Nagatomon (terzino qe nuk e ka bindur Mancinin dhe ka merkato ne Angli) me 26 vjecarin Zhang Linpeng, qender mbrojtes qe arrin te luaje shume role ne fazen difensive i  Guangzhou Evergrande i promovuar nga Marcelo Lippi.

“Kontaktet kane filluar ne fund te janarit dhe jane intesifikuar ne javet e fundit mbas OK te Erick Thohir por edhe te Roberto Mancinit. Zhang, 185 cm, eshte propozuar tek Interi nga Davide Lippi, i biri i ish-trajnerit azzurro, dhe agjent per Europen per mbrojtesin kinez. Me Guangzhou djaloshi ka fituar gjithcka qe mund te fitosh ne kontinentin e Azise, duke perfshire edhe Champions League me 2013. Ne vendin e tij konsiderohet si nje nga talentet me te mire (44 ndeshje me kombetaren kineze) dhe krahasohet per shkak te aftesise per te luajtur si qendermbrojtes ashtu edhe si terzino i djathte, me spanjollin Sergio Ramos. Interi e ka vleresuar, ka vezhguar disa DVD dhe ne fund e ka promovuar, jo vetem per kualitetet teknike (Lippi junior garanton rritjen dhe pershtatjen e tij ne futbollin europian), por edhe persa i perket aspektit strategjik te nje mberritje te mundshme te tij ne Europe.” Zhang ka nje kontrate qe i skadon me 31 dhjetor 2015 dhe statusi i ekstrakomunitarit nuk do te ishte problem. “Nderkohe ne prag te sezonit 2015-2016 Interi do te zhvilloje nje turne te gjate ne Azi dhe dy nga etapat e parashikuara i takojne Kines.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.