Corriere – Dje ka patur nje takim ne Appiano. Guarin largohet edhe nese nuk ka nje zevendesues
Dje, ne Pinetina, ka patur nje takim midis Fassone, Ausilio dhe Walter Mazzarri, ne kuader te prezantimit te Gary Medel.
Pozicioni i Interit, per sa i perket Fredy Guarin nuk ka ndryshuar: perpara ofertes se duhur, mund te largohet dhe me 1 shtator, duke pare qe organika ne mesfushe eshte e kompletuar dhe nuk ekziston nevoja per ta zevendesuar dhe sepse do te privilegjohet bilanci dhe nuk do te ndryshojne strategjite per sulmin.
Inter shpreson ne nje sulm te ri te Zenit por nuk do te zbres poshte 13 milione plus bonus. Ne shtepine zikalter, raporton Corriere dello Sport, ka dhe nje shprese te vogel per nje interesim te Napolit, qe para disa kohesh kishte kerkuar me kot huazimin e Guarin.