Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Dzeko, alarm i kuq nga Roma per Interin: tashme me te vertete qe eshte rritur shume mundesia qe ai te qendroje aty ku eshte

Corriere – Dzeko, alarm i kuq nga Roma per Interin: tashme me te vertete qe eshte rritur shume mundesia qe ai te qendroje aty ku eshte
Inter Club Staff

Edin Dzeko eshte ne mes te dy boteve, Interit dhe Romes.

Edicioni i perditshem i Corriere dello Sport provon te analizoje situaten e lidhur me boshnjakun qe tani mund te qendroje vertete tek klubi roman.

Fienga dhe Petrachi po vleresojne realisht hipotezen per ta mbajtur ne Rome lojtarin: “gjithcka nis nga sjellja e Dzekos por edhe nga kerkesat e Paulo Fonseca i cili deshiron ta mbaje me cdo kusht ate ne Rome.”

“Interi nga ana e saj duket se nuk i ka krijuar Romes kushtet e nevojshme per te lene Dzeko te lire sepse zikalterit nuk duan ta shesin Icardin ne shifrat qe Roma kerkon.”

“Keshtu, Roma ka mbetur pa nje zevendesues te mirefillte per lojtarin dhe tashme dite nuk ka per te gjetur nje lojtar ne lartesine e Edin Dzeko.”

Tashme nga Roma ka nje alarm te kuq per Interin, sepse realisht mundesite qe ai qe qendroje tek Roma jane me te vertete te larta. Kete gje ka shpjeguar e perditshmja romane.

POZICIONI I ROMES DHE I CONTES – Roma ka qartesuar pozicionin e saj: Pallotta i ka derguar sinjalet e para menaxhereve qe ata jane te gatshem ta humbasin lojtarin edhe me parameter zero e duke hequr keshtu dore nga nje plusvalence e madhe.

Nderkohe vete lojtari nga ana e tij, vazhdon te deshiroje Interin dhe ai i ka dhene fjalen Contes. Por nese Roma nuk e lejon, ai nuk ka cfare te beje.

Edin gjithesesi do te prese deri ne fund, por nese situata do te vazhdoje e tille, ai nuk eshte nje lojtar qe braktis anijen e tij dhe do te vazhdoje te luaje i motivuar njesoj si me pare edhe me Romen.

Edhe Roma nga ana e saj deshiron ta mbylle kete histori sa me pare, sepse nuk deshiron qe ta nise kampionatin me Dzeko titullar ashtu si ndodhi me Strootman vitin e kaluar dhe me pas ta shese ate.

Prandaj, nese nuk ndodh dicka deri fundjaven tjeter, me te gjitha gjasat mund te mos ndodhe asnjehere kete vere.

Ky nuk eshte aspak nje lajm i mire per Interin qe e kishte menduar Edin Dzeko si nje lojtar te sajin per vitin e ardhshem sepse askush nuk e kishte menduar se kerkesat e Romes per lojtarin 33 vjecar do te ishin kaq te larta.

Gjithesesi merkato eshte e paparashikueshme dhe gjithcka mund te ndodhe deri ne fund te merkatos edhe pse mundesite qe ta shohim Dzeko tek Interi jane ulur ndjeshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.