Corriere e ashper me Inzaghin: “Na e thote dot se kush mban pergjegjesi per Asllanin sot nese…”
Me ne fund Kristjan Asllani. Ndalesa e papritur e Brozovic i ka hapur portat e vendit si titullar lojtarit te ri shqiptar.
Ai do te jete ne fushe nga minuta e pare ne nje Inter-Roma dhe do te tentoje qe te beje te mos i ndihet mungesa Epikut Brozo.
Por Corriere dello Sport, teksa flet per Asllanin, ka pasur nje kritike te ashper edhe per tranjerin e Interit, Simone Inzaghi.
“Nuk eshte nje ndeshje e lehte per Asllanin ajo sot. Nuk do te ishte mire per askend ne futboll duke pare presionin”.
“E duhet llogaritur, se ne pese vitet e fundit, Brozovic ka qene totalisht i pazevendesueshem tek Inter dhe askush nuk ka bere mire kur eshte provuar ne vend te tij”.
“E nese Asllani sot do e ndjeje me shume presionin e nuk do te beje mire, kush do ta mbaje pergjegjesine per kete?”
“Me siguri, peshen me te madhe te saj duhet ta kete Inzaghi, qe e ka perdorur pothuajse aspak lojtarin qe ne vere beri mire”.
“E tani, Asllani, pas 30 e pak minutash loje ne 7 ndeshje, e gjen veten titullar ne nje Inter-Roma qe mbase percakton edhe nje sezon te tere. Nuk eshte kjo menyre a duhur per te rritur nje djalosh te ri, por mbase ai do te kete personalitet aq te madh sa mund te beje mire. Inter po shpreson kete…”