Corriere – Eshte e kryer per Podolskin! Akordi eshte arritur. Tani…
Eshte e kryer, Podolski tek Inter.
Lajmi vjen nga Corriere dello Sport, qe nuk heziton te percaktoi edhe detajet e operacionit mes Arsenalit dhe klubit te Thohir.
“Akordi eshte arritur per nje huazim gratis der ne fund te sezonit. Ka vetem nje pikepyetje, do te kete nje te drejte blerje ne fund apo nje obligim blerje. Ne rastin e pare duket se klubi zikalter eshte gati te arrij deri ne 8 milion kurse ne te dytin nuk tentont te kaloj shifrat e 5-6 milione. Me pak fjale, ka akoma disa detajte per tu sistemuar, por nuk behet fjale per pengesa te pakapercyeshme ose qe mund te cojen tek deshtimi i marreveshjes,” lexohet tek gazeta.
Podolski nuk do te mundet te luaj kunder Juventus per shkak te disa operacioneve teknike, por do te ishte gati per ndeshjen me Genoan ne 11 janarin e ardhshem.
“Veshtire te imagjinohet qe gjermani do te impenjohet ne, ashtu sic ndodhte ne Premier, ndeshje gjate festave. Ne lige ka pasur paraqitje te pakta ku ka luajtur 7 ndeshje ne 17, kurse me mire ne Champions League, 5 paraqitje ne 6 ndeshje dhe ka shenuar 3 gola. Mancini tani pret qe ai do ta bej diferencen edhe ne Europa League.”