Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

559 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – FPF, Interi gjysem mire & gjysem keq: ja rreziqet dhe rregullat per tu respektuar ne CHL

Corriere – FPF, Interi gjysem mire & gjysem keq: ja rreziqet dhe rregullat per tu respektuar ne CHL
Inter Club Staff

Diten e djeshme u publikua vendimi i UEFA-s per bilancet e disa klubeve europiane e nder to ishte edhe Interi. 

Gjykimi ishte pozitiv, por vetem pergjysme, duke pare se klubi zikalter ka kompletuar me sukses vetem pjeserisht objektivat e fiksuar (ato te bilancit 2016-17) e keshtu i kane mbetur ne fuqi sanksionet si limitimi i skuadres se listes Champions League (vetem 22 element do i lejohen qe do te regjistrohen, 16 jane lojtare te lire, 4 te formuar nga akademite italiane dhe 2 duhet te jene te dale nga akademia e Interit).

“Drejtuesit dhe Spalletti e dinin qe kjo gje do te ndodhte (ishte e paevitueshme qe te ndodhte e kunderta: te perforcohet skuadra pa rritur amortizimet eshte fantashkence dhe nuk mund te realizohej dot), dhe prej kohes po punohej per te vene ne vend nje situate goxha te kompletuar”, shpejgon Corriere dello Sport.

“Ne bilancin e 2016-17, Interi ka kapur break even (paletat e vendosura nga UEFA per bilancin jane respektuar) fale sponsorizimeve te Suning (te aprovuara po nga UEFA) dhe per kete nuk do te kete nje gjobe tjeter prej 7 milione eurosh.

“Ne settlement agreement qe do te zgjase keshtu deri ne qershorin e 2019, kishte per te respektuar edhe rregulla te tjera si per shembull qe totali i te gjitha rrogave te ishte me poshte se 60% e te ardhurave (e arritur edhe kjo) dhe ulja e kuotave te amortizimit te lojtareve.”

“Kjo e fundit nuk u arrit dot per shkak te blerjeve-boomerang te Joao Mario dhe Gabigol qe kane rritur shifren e amortizimeve (qe do te rriten akoma me shume ne 2017-2018), tregon e perditshmja italiane.”

Po tani, cfare duhet te marre parasysh Spalletti per te bere listen e re te skuadres per UEFA Champions League? 

“Do te duhet qe te shikohen me kujdes paletat e reja te cilat klubi i respektoi edhe ne veren e 2016 ku u detyrua qe e lere jashte 21 lojtareve te grumbulluar Kondogbia, Joao Mario, Gabigol dhe Jovetic – tregon Corsport -.”

Tani do te ndodhe pothuajse dicka shume e ngjashme. Pika e nisjes e kesaj liste eshte pikerisht lista e dy viteve me pare ne te cilen nuk figuron Skriniar, Gagliardini, Vecino, Borja Valero, Lautaro Martinez dhe Dalbert (qe do te huazohet).

Rregullorja parashikon qe cmimi i shitjeve nuk duhet te kaloje cmimet e blerjeve pra totali duhet te jete zero.

Keshtu, nga ajo liste jane shitur Ansaldi, Murillo, Banega, Medel dhe Felipe Melo, do te largohet Nagatomo (2,8 nga Galatasaray) dhe Biabiany ndersa jane larguar me parameter zero Carrizo, Andreolli dhe Palacio.

Ne kete moment te behen llogarite eshte shume e komplikuar dhe qe duhet pasur ne duar settlement agreement i plote (ai qe eshte ne duart e Interit, jo ai disa rreshta i publikuar ne faqen e UEFA-s) per te kuptuar nese do te mund te perdoren edhe shitjet e lojtareve ne listen B (Miangue, Pinamonti dhe Radu).

Shitjet e lojtareve te 24 muajve me pare te listes A kane sjelle ne shtepine e Interit rreth 30 milione euro dhe kjo hap nje mundsi te vogel per blerjet e reja, por jo aq sa duhet.

Klubi mund te fuse me lehtesi lojtaret e blere me parameter zero De Vrij dhe Asamoah por ne kete moment, lojtaret jashte liste mund te futen vetem nese kane vleren totale jo me shume se 35-40 milione euro (qe mund te plotesohen fare mire vetem me Skrinair dhe Gagliardinin).

Kjo shifer mund te shtohet vetem me te ardhurat e lojtareve qe nuk kane qene ne liste (Kondogbia psh eshte larguar per 25 milione euro, por nuk dihet nese mund te perfshihet dot, duhet pare settlement) dhe normalisht, kjo shifer mund te rritet vetem nese Interi shet ne kete moment Icardin, Perisic dhe Brozovic, lojtare te medhenj qe Interi deshiron ti mbaje.

Nga klubi zikalter kerkojne ne kete moment qetesi dhe nenvizojne se kane dy muaj kohe per te sistemuar gjithcka dhe se do ja dalin. Por ne kete moment te blesh dike si Nainggolan dhe te jesh i detyruar ta mbash jashte Champions eshte e pamendueshme. Prandaj Interi do te kerkoje nje zgjidhje!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.