Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 12, 2021

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Frika e tifozeve do te behet realitet ndaj Udineses: Spalletti ka vendosur formacionin dhe…

Corriere – Frika e tifozeve do te behet realitet ndaj Udineses: Spalletti ka vendosur formacionin dhe…
Inter Club Staff

Corriere dello Sport ka shkruar sot ne faqet e saj per formacionin e mundshem te Interit ne ndeshjen ndaj Udineses te dielen ne dreke.

Sipas tyre, tashme Luciano Spalletti e ka vendosur se me cilet lojtare do te luaje ne kete ndeshje edhe pse jemi dy dite perpara saj.

Lojtaret e paket ne mesfushe, mungesat per shkak kartonash dhe lojtaret e palevizshem ne sulm dhe ne mbrojtje te bejne te mos mendohesh shume per formacionin e mundshem te zikalterve ne Udinese-Inter.

Corriere tregon se edhe pse tifozet nuk e duan Davide Santon ne fushe, Spalletti e mendon gjithcka ndryshe.

Ky eshte  formacioni i mundshem i Interit ndaj Udineses sipas Corriere dello Sport: 

Ne porte, Samir Handanovic

Ne krahun e djathte te mbrojtjes, i perhershmi: Joao Cancelo

Ne qender te mbrojtjes dyshja e palevizshme Milan Skriniar dhe Joao Miranda

Ne krahun e majte te mbrojtjes, Davide Santon, pritet te zevendesoje Danilo D’Ambrosion qe do te mungoje per shkak kartonash.

Ne qender te mesfushes si regjizor, Marcelo Brozovic

Perkrah kroatit do te jete spanjolli Borja Valero

Trekuartisti i skuadres do te jete Rafinha Alcantara

Ne krahun e majte te sulmit, i perhershmi Ivan Perisic

Ne krahun e djathte do te luaje Antonio Candreva

Dhe ne sulm, bomberi Maurito Icardi

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.