Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

969 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Gabigol rikthehet ne dhjetor por Interi po mendon ta shese: ja sa milione duan zikalterit per te

Corriere – Gabigol rikthehet ne dhjetor por Interi po mendon ta shese: ja sa milione duan zikalterit per te
Inter Club Staff

Ai po shkelqen ne Brazil me skuadren e tij Santos ku shkoi per te rigjetur formen, golat por edhe lumturine. 

Po flasim per Gabigol (sic njihet nga te gjithe), lojtarin brazilian ne pronesi te Interit qe e nisi jo mire eksperiencen e tij ne Brazil por qe deri me tani e sidomos ndeshjet e fundit ka shkelqyer duke shenuar nje mal me gola.

Por eksperienca e tij tek Santos eshte shume afer fundit, sepse huazimi i filluar fillimin e sezonit te vjetshem ka qene nje vjet e gjysem dhe ne dhjetor perfundon.

Keshtu, muaji dhjetor behet menjehere muaji ku do te vendoset e ardhmja e Gabigol dhe kjo e ardhmje nuk quhet Santos: kjo eshte e sigurt.

Zikalterit do e rikthejne Gabigol ne janar ne baze, Milano, por veshtire se do te qendroje ne skuader.

Klubi zikalter deri me tani ka paguar gjysmen e rroges tek Santos per lojtarin por tashme drejtuesit e Interit deshirojne qe ta shesin perfundimisht Gabriel Barbosa qe tek Interi ka qene shume poshte pritshmerive dhe qe nuk shihet si nje lojtar ne planet e ardhshme te klubit sepse Interi ne ate pozicion tashme ka Lautaro Martinez dhe Icardin.

Interi do te tentoje qe ta shese Gabigol per 20 milione euro: ne kete menyre duke rekuperuar keshtu nje pjese te mire te parave te shpenzuara per te sepse te rekuperohen te gjitha (me shume se 30 milione euro) eshte e pamundur sepse cmimi i kartonit te tij nuk vlen me aq.

Lojtari perfiton 3 milione euro rroge ne sezon dhe per kete arsye edhe Santosi ka treguar se eshte shume e veshtire qe ai te qendroje duke qene se Interi nese nuk arrin te gjeje nje bleres pas dhjetorit do te tentoje te gjeje nje skuader qe do ta paguaje te plote rrogen e tij.

Ne kete moment, pavarsisht deshires per ta shitur nga ana e Interit e ardhmja e tij eshte shume e pasigurt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.