Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

582 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Grupi nuk eshte dakort me sjelljen e Icardit, ata kerkojne nga ai qe te perballet me ta!

Corriere – Grupi nuk eshte dakort me sjelljen e Icardit, ata kerkojne nga ai qe te perballet me ta!
Inter Club Staff

Me te gjitha gjasat ai do ja dale te grumbullohet per ndeshjen ndal Lazios edhe pse per kete dhe per me shume siguri do i duhen edhe dy dite stervitje. 

Kjo sepse ai vetem dje eshte rikthyer te stervitet me grupin ne Pinetina dhe tashme ne qendren stervitore te Interit po priten te gjithe lojtaret na kombetaret respektive.

Keshtu, Spalletti kur te kete te gjithe grupin e gatshem ne Appiano do te vendose se cfare do te beje.

Me ardhjen e kroateve (qe do vijne te fundit), cdo gje do te jete ne rregull dhe grupi do te jete i plote e aty mbase do te marre jete nje perballje e lojtareve me ish-kapitenin e tyre.

Kjo gje mund te sjelli qe kjo histori te marre fund njehere e mire, por nuk eshte edhe aq e sigurt qe do te zhvillohet nje takim i tille.

Sipas Corriere dello Sport, grupi nuk po e duron dot faktin se Icardi hiqet sikur nuk ka ndodhur asgje:

“Deri me tani, Icardi eshte sjelle ne stervitje sikur te mos kete ndodhur asgje. Vjen, stervitet, pershendet, iken. Por keshtu nuk eshte ne rregull per ta.”

“Ai nuk eshte se ishte i izoluar me pare e as nuk mund te jete i izzoluar as tani, por edhe te besh sikur nuk ka ndodhur asgje nuk eshte se eshte normale e nuk do i sistemonte gjerat.”

“Dhoma e zhveshjes pertej lojtareve qe nuk i kane punet mire me Icardin, vazhdon te prese Icardi te perballet me ta e te diskutoje, te qartesohen gjerat mes tyre.”

“Eshte e veshtire qe ajo qe ka ndodhur ne javet e kaluara te kaloje me nje injorim. Rekuperimi i Icardit kalon me patjeter nga kjo perballje.”

Kete ka shkruar sot Pietro Guadagno ne faqet e Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.