Corriere – Guarin, e ardhmja ne Premier League: per 18 milion mund te largohet.
Sipas asaj qe raporton sot Corriere dello Sport, mund te jete Anglia e ardhmja e mesfushorit kolumbian te Interit Fredy Guarin. “Rinovimi i kontrates se firmosur ne fund te marsit nuk i certifikon qendrimin ne Milano dhe perkundrazi zgjedhjet e fundit te Mazzarrit ne muaj e fundit te ben te kuptosh qe nuk do te jete pjese e projektit. Interi fale marreveshjes se firmosur deri me 2017, eshte i gatshem te kerkoje per kartonin e tij 18 milione €, vecanerisht nese ne Boteror Fredy do te tregoje klasin e tij”. Ndjesia, eshte se dirigjentet mund ti hapin me te vertete rruge te lire shitjes se tij edhe per nje shifer me te ulet, vecanerisht nese fondet do te sherbenin per te financuar merkaton. Guarin pelqehet shume mbi te gjitha ne Premier League, por kerkon nje top-klub (Manchester City, Chelsea ose Manchester United). Deri me tani, asnje nga ekipet e medha nuk ka ardhur ne porten e zikalterve per te.