Corriere: “Guarin largohet por vetem per bilancin. Goditja e fundit? Nuk eshte Biabiany. Dhe vetem nese…”
Merkato ne dalje e Interit rrotullohet gjithmone rreth Fredy Guarin. Sic shpjegon Corriere dello Sport, shitja e tij do te ishte thelbesore per ti dhene nje frymemarrje buxhetit, ndersa nuk do te conte ne investime te reja ne merkato. Ne kete kuptim, do mund te ndryshonte dicka vetem ne rast te nje shitje tjeter, ate te Alvarez, per te cilin nuk jane regjistruar levizje. Duke u kthyer tek Guarin, ne rrugen Vittorio Emanuele presin te reja nga Zenit ne pjesen e dyte te javes, pikerisht kur ruset do te kene sigurine e pjesemarrjes ne Champions. Ne cdo rast, nje mundesi duhet te jete lene si per nje nderhyrje te mundshme te Thohir ashtu dhe per nje mundesi te minutes se fundit ne huazim. Por eshte e veshtire qe ne kete pike te jete Biabiany.