Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Hernanes drejt grumbullimit, D`Ambrosio ne gatishmeri.

Corriere – Hernanes drejt grumbullimit, D`Ambrosio ne gatishmeri.
Ardis
  • On 27/02/2014, 14:33

Dje eshte stervitur me vete sepse dhimbja ne kofshen e majte akoma nuk eshte zbehur, por Hernanes nuk do qe te mungoje  ne ndeshjen e te shtunes qe do te luhet ne stadiumin e “tij” dhe sot, pa shume surpriza, do te rifutet ne grup per te kryer stervitjen e pare me shoket mbas disa ditesh stervitje te diferencuar. Per Mazzarrin nje lajm i mire: te kete ne dispozicion brazilianin i jep mundesine trajnerit te ndryshoje rezultatin ose te luaje me dy sulmues (Palacio bashke me Icardin qe eshte ne avantazh ndaj Militos), por edhe me nje modul tjeter dhe e gjitha me kualitete (Alvarez mbrapa Palacios sebashku me Guarin, Kuzmanovic dhe Hernanes ne mes te fushes).

Hernanes nuk eshte e vetmja risi persa i perket 11-shes startuese qe te djelen ka fituar kunder Fiorentines. Ne gatishmeri gjithashtu eshte D`Ambrosio qe duhet te debutoje qe nga minuta e pare: dje Mazzarri e ka provuar nga e djathta me Nagatomon ne krahun e majte dhe Jonathan te destinuar te beje nje ndeshje pushim. Ne sulm, nderkohe, dyshimi eshte midis moduleve me dy sulmues apo me nje sulmues dhe dikush tjeter mbrapa qe e mbeshtet (Alvarez i avancuar ne krahasim me te djelen e shkuar). Ne mbrojtje do te kthehet i gatshem Campagnaro: pezmatimi nuk eshte zhdukur akoma, por ish lojtari i Napolit ka shtrenguar dhembet dhe dje eshte stervitur me shoket. Te mira dhe indikacionet qe vijne nga Samuel qe nuk u provua me titullaret (ishte Rolando, Ranocchia dhe Juan Jesus), por qe ka dhene pershtypjen qe mund te luaje qe nga minuta e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.