Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere i habit te gjithe: “Inter, ja kush eshte ideja e fundit per sulmin.”

Corriere i habit te gjithe: “Inter, ja kush eshte ideja e fundit per sulmin.”
Inter Club Staff

Interi duket se po behet gati te perballet me nje merkato shume te rendesishme, si ne hyrje por edhe ne dalje.

Mbi te gjitha sulmi pritet te kete nje revolucion te vertete te firmosur nga Beppe Marotta dhe Antonio Conte.

Lukaku eshte e vetmja siguri ne kete moment, dhe belgu per hir te vertetes, ka qene lojtari me konstant i Interit gjate sezonit ne kete repart.

Nderkohe. Lautaro Martinez jepet si nje largim i sigurt ne vere nga shume media si pasoje e presingut te forte te Barcelones.

Per sa i perket te tjereve, Alexis Sanchez i ka bere gati valixhet qe tani per tu rikthyer tek United ndersa Esposito do te largohet ne huazim.

Keshtu, zikalterit pritet te ndryshojne totalisht repartin e tyre sulmues dhe emrat qe do te vijne jane shume te rendesishem.

Por sipas nje hipoteze te oreve te fundit nga Corriere dello Sport, emri i ri qe ka dal ne pah per sulmin e Interit eshte nje i papritur: Ivan Perisic.

Nese Bayern nuk do e bleje lojtarin (me shume mundesi do te ndodhe keshtu, sepse klauzola ka skaduar), Conte mund ta rimarre ne skuader lojtarin dhe ta perdore si sulmues te dyte.

Pak a shume, te provoje perseri eksperimentin qe deshtoi ne veren e kaluar. Nje eksperiment i tille deshtoi edhe me Matteo Politanon qem e pas u largua per tek Napoli.

Perisic nuk eshte nje emer dosido per tifozet e Interit, sidomos nese kthehen prapa dhe mendojne se cfare ndodhi ne sezonin 2018-19.

“Nderkohe, e gjithe bateria sulmuese do te pesoje nje restyling sepse ashtu si ju thame edhe me lart, Sanchez nuk do te beje me pjese dhe as Esposito.”

“Prandaj ky revolucion mund te sjelle rikthimin ne Milano te Perisic, qe veren e kaluar nuk ka bindur Conten per kete pozicion.”

“Ne kete hipoteze, ai do te luante ne sulm dhe do te konsiderohej gjithmone nje sulmues, dhe jo lojtar i krahut te mahte.”

“Conte nuk e shikon ate se ka karakteristikat e duhura per te bere rolin qe mund te beje Marcos Alonso apo Ashley Young.”

Ky ka qene shkrimi i Corriere dello Sport sot per nje rikthim te mundshem te Ivan Perisic ne Milano ku ai mund te beje pjese ne skuader si sulmues i dyte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.