Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2019

Scroll to top

Top

832 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Icardi i tmerruar, Suning ja ka bere te qarte cfare do te ndodhe nese do te qendroje ne Milano

Corriere – Icardi i tmerruar, Suning ja ka bere te qarte cfare do te ndodhe nese do te qendroje ne Milano
Inter Club Staff

Interi deshiron qe ta mbylle ceshtjen Icardi brenda dates 2 shtator me nje shitje perfundimtare (jo ne huazim).

Ky eshte qellimi i Beppe Marottes – shkruan Corriere dello Sport – i cili nuk deshiron as ta shese poshte cmimit te lojtarit dhe ne kushtet qe do Interi. Lojtari per momentin stervitet i vetem ne Pinetina, por edhe po qendroi ai nuk i kushton shume klubit zikalter.

Pesha e tij ne bilanc eshte 2,5 milione euro plus 5,1 milione euro rroge ne sezon e qe ky nuk eshte aspak nje problem per tu paguar. Largimi i Icardit eshte me shume ceshtje per te permiresuar skuadren nga ana e grupit se sa nje ceshtje ekonomike.

Gjithesesi, sipas asaj qe zbulohet nga gazeta, Suning i ka derguar nje ultimatum Mauro Icardit dhe Wanda Nares keto dite, ultimatum ky qe ka tmerruar Icardin dhe qe e ka bere te reflektoje thelle.

Ultimatumi ka pasur brenda edhe emrin “Ramires”, per ti kujtuar Icardit se Suning nuk e ka aspak problem ta mbaje dy vite deri ne fund te kontrates ne tribune duke e bere ate te humbase dy nga vitet me te rendesishme te karrieres se tij.

Nga ana e tij Maurito po tenton te gjeje skuadren ideale per karrieren e tij dhe deri tani nuk ka pasur sukses.

Nuk perjashtohet qe ai mund te kerkoje dhe nje shitje ne huazim, por kjo gje nuk do te pranohet. Rasti i tij eshte i ndryshem nga ai i Nainggolan apo Perisic. Ai e di qe edhe nese e kerkon kete gje nuk do e marre kurre.

Prandaj dhe Icardi eshte i tmerruar vetem nga ideja. Ai eshte shume keq moralisht ne kete moment dhe nuk ja ka idene se si mund te qendroje ne nje skuader ku as nuk do te stervitet dot me shoket, as nuk do te luaje dot asnje ndeshje por do i ndjeke ato vetem nga tribuna ne nje skuader qe nuk e do me askush.

Nese qendron, ka dhe dicka shume te rendesishme per tu zgjidhur: ate te stervitjeve. Icardi paguhet nga Interi si te gjihte lojtaret e tjere, edhe pse ai nuk eshte stervitur pothuajse fare me grupin qe nga fillimi.

Ai nuk eshte grumbulluar as ne turneun aziatik dhe kjo ka qene ne dakordesi me lojtarin sepse ai ka thene disa here se ka probleme me gjurin edhe pas kesaj vere.

Por gjithesesi vendimi per te mos luajtur me asnje ndeshje me Interin as ne miqesore, eshte nje vendim i marre bashkarisht i tranjerit me drejtuesit, e jo i Icardit dhe ai prandaj ka qene teper i merzitur sepse deshironte qe fazen pergatitore ta bente te plote por nuk e kishte kuptuar ende sa seriozisht e kishte Interi.

Zikalterit e kane vendosur, ai do te perjashtohet nga lista e Champions League dhe nje perfshirje e tij ne kete liste eshte totalisht e pamundur. Zero mundesi qe te ndodhe.

Nderkohe qe Icardi po e pret me frike te ardhmen e tij me kercenimin “Ramires” tek porta, agjentet dhe perfaqesuesit e tij ligjor po presin oferta por edhe po studiojne planin e dergimit te kesaj ceshtje ne gjykaten sportive nese Interi vendos ta mbaje lojtarin ne tribune.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.