Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

1,349 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Icardi mer goditjen me te rende dhe perfundimtare nga Romelu Lukaku: ish-kapiteni humbet edhe numrin!

Corriere – Icardi mer goditjen me te rende dhe perfundimtare nga Romelu Lukaku: ish-kapiteni humbet edhe numrin!
Inter Club Staff

Tashme Romelu Lukaku eshte lojtari me i ri i Interit dhe per kete mungon vetem zyrtarizimi. 

Ne keto momente qe po flasim, belgu eshte ne qendren mjekesore Humanitas di Rozzano dhe po zhvillon vizitat mjekesore.

Pasi ti perfundoje ato, ai do te niset menjehere per ne seline e Interit ku do te nenshkruaj kontraten dhe do te zyrtarizohet nga klubi zikalter.

Per kete gje ka folur sot edhe Corriere dello Sport ne numrin e saj por ata kane shkruar edhe per goditjen finale qe blerja e Lukakut dhe vete belgu do i japin Mauro Icardit:

“Conte e priste belgun prej javesh tashme por edhe shoket e rinj te skuadres e dinin prej kohesh qe ai do te vinte dhe e shikojne ardhjen e tij si nje ndihmese te madhe per te ngushtuar diferencen ndaj Juventusit.”

“Per momentin mbetet per tu pare nese Lukaku do te qendroje te premten ne Milano per te punuar ne Appiano Gentile apo do te niset me skuadren ne Valencia (fluturimi ne mengjes per te shkuar dhe fluturimi per tu kthyer pasdite).”

“Por gjithesesi e bujshme do te jete keto dite edhe kerkesa e Lukakut per numrin ne fanelle qe me sa duket do te jete goditja e fundit per Mauro Icardin dhe ajo me e forta.”

“Mendohet se Lukaku ka kerkuar numrin 9 te Interit qe per momentin dhe prej shume vitesh i takon Mauro Icardit. Nese Interi do i plotesoje deshiren Lukakut, kjo do te ishte goditja perfundimtare ndaj Icardit qe tashme nuk ka me nje vend ne skuader, nuk ka me shirit kapiteni dhe nuj do te kete me as numerin e tij identifikues: 9 e shtrenjte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.