Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 25, 2019

Scroll to top

Top

1,178 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Icardi ne rrezik, Zhang eshte super i xhindosur: po mendon ta denoje si Ramires?

Corriere – Icardi ne rrezik, Zhang eshte super i xhindosur: po mendon ta denoje si Ramires?
Inter Club Staff

Gjithmone vjen nje pike ku cdokush do te thoshte “boll me” dhe me sa duket kjo dite po vjen edhe per situaten e Mauro Icardit tek Interi. 

Duket se sjellja e ish-kapitenit zikalter kane bere qe te trazohen shume ujra tek Interi dhe tek Suning.

Sipas asaj qe ka shkruar sot Corriere dello Sport, edhe pronaret e Interit, kinezet e Suning nuk po e durojne dot me kete situate dhe me sa duket durimi eshte drejt fundit.

Numri 9 zikalter eshte ne rrezik te plote dhe mund te denohet me te vertete me nje mase te rende.

Sipas Corriere dello Sport nuk perjashtohet edhe shitja, por kjo do te ndodhe vetem sipas kushteve te Interit e nese nuk do te shitet, tek Interi nuk e pret asgje e bukur.

Ja cfare shkruan me tej e perditshmja italiane: 

“Nese nuk do te transferohet diku ne vere (gjithmone nese ata qe do e duan nuk do te paguajne aq shume sa kerkon Interi), nuk perjashtohet aspak se Mauro Icardi mund te pesoje fundin e Ramires tek Jiangsu Suning.”

“Ai pasi u fut ne konflikt te hapur me Jiangsu duke kerkuar shitjen dhe rikthimin ne Europe ka luajtur vetem nje ndeshje qe prej 1 janarit 2018.”

“E gjithe kjo ka ardhur pas vendimit e Jindong Zhang qe nuk e ka pranuar aspak faktin se braziliani deshironte te bente sipas mendjes se vete nderkohe qek ishte nje kontrate per te respektuar.”

“Sipas personave shume afer tij, duket se ai ka te njejten gje ne mendje per ceshtjen Icardi nese asnje klub nuk do te paguaje aq sa deshiron Interi dhe Suning. E ku i dihet, mbase per kete ceshtje do te flitet edhe ne takimin Steven Zhang-Icardi qe pritet te ndodhe shume shpejt.”

Kete gje ka nenvizuar sot Corriere dello Sport e cila ka treguar keshtu se Icardin mund ta prese nje e ardhme si zikalter deri ne fund te kontrates se tij, por nje e ardhme ku ai nuk do te shkele me fushen e blerte te futbollit me bluzen zikalter.

Gjithesesi per momentin kjo mbetet vetem nje hipoteze.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.