Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Icardi nuk eshte normal, ja sa shume gola ka shenuar ne 80 ndeshje ne Meazza! Rinovimi…

Corriere – Icardi nuk eshte normal, ja sa shume gola ka shenuar ne 80 ndeshje ne Meazza! Rinovimi…
Inter Club Staff

Me Interi ne Serie A ka shenuar plot 100 gola ne 160 ndeshje. Por ne 80 ndeshjet qe ka luajtur ne San Siro golat kane qene me te vertete shume: 60 te tille. 

Kjo e dhene do te thote se Maurito shenon 3 gola cdo 4 ndeshje, pak a shume eshte sikur Interi ta nise cdo ndeshje me nje rezultat 1-0 sa here ai eshte ne fushe.

Kjo statistike nenvizohet nga Corriere dello Sport qe qe tregon se Mauro Icardi eshte vrases ne Meazza.

Sipas tyre, ideja e sulmuesit dhe e Interit eshte qe te largohen fantazmat e ndeshjes se fundit ndaj Sassuolos dhe zikalterit te rikthehen tek fitoret.

Por shume kritika ka pasur edhe per Mauron pas ndeshjes se fundit, jo vetem per Interin.

“Gjithesesi keshtu ka qene gjithmone: kapiteni zikalter eshte gjithmone ne qender te kritikave. Nese nuk shenon, per shumicen do te thote se ai eshte i padobishem – tregon corriere dello Sport -.”

” Por eshte e vertete qe ai duhet te marre me shume pjese ne manovrat e sulmit, sidomos kur skuadra eshte ne veshtiresi.”

“Ai e ben gjithesesi kete, por ndonjehere nuk mjafton. Eshte nje buton ky qe Spalletti e shtyp qe prej ardhjes se Interit cdo ndeshje, por ndonjehere nuk funksionon.”

“Ku i dihet, mbase tani qe ne skuader nuk ka nje alternative te tij, por do te duhet te ndaje zonen e rreptesise me Lautaro Martinez, gjerat ne kete front mund te permiresohen e ai mund te luaje me shume per skuadren.”

“Por ne te njejten kohe, tekniku zikalter nuk harron ate qe siguron Icardi ne fushe. Sepse numrat qe ai ka ne moshen 25 vjecare nuk jane pak por jane jashtezakonisht shume.”

Nderkohe per sa i perket rinovimit, duket se shume shpejt do te kete nje komunikate per kete. Shtepia e Mauritos do te vazhdoje te jete San Siro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.