Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,873 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – E keni kuptuar? Icardit nuk i intereson me Interi. Ai edhe diten e djeshme nuk…

Corriere – E keni kuptuar? Icardit nuk i intereson me Interi. Ai edhe diten e djeshme nuk…
Inter Club Staff

“As ne fushe, as ne grup, as ne stervitje e tashme, ish-kapiteni i Interit, nuk shkon me as ne stadium.”

“Po ashtu si te dielen e kaluar, ne fakt edhe diten e djeshme, Mauro Icardi nuk eshte paraqitur ne stadium per te ndjekur nga afer skuadren e tij.”

Kete gje e nenvizon Corriere dello Sport e cila ne diten e sotme shkruan per kete ceshtje por edhe kujton se cfare tha Wanda Nara te dielen e kaluar tek emisioni i Canale 5, Tiki Taka: “Nuk shkojme ne stadium per te mos ngjallur polemika”.

Por e perditshmja italiane vazhdon edhe me tej: 

“E verteta eshte se mungesa e tij tek ky Inter peshon dhe jo pak. Por me sa duket ish-kapitenit te Interit, per Interin i intereson pak. Ose te pakten keshtu duket ne kete moment.”

“Mbase eshte momenti ku palet jane me larg se kurre nga njera-tjetra dhe rruga duket totalisht pa kthim.”

“Dikush mund te thote se ndalesa e kombetareve mund te beje qe Icardi te afrohet me Interin? Mund te themi pa frike se deri me tani puna diplomatike e Marottes, avokatit Nicoletti, perfaqesuesit te Icarders nuk ka sjelle asgje ne drite.”

“Prandaj nuk eshte e sigurt qe ndalesa per kombetaret do te sjelle ndonje gje pozitive tek Interi apo tek kjo ceshtje.”

“Kjo edhe sepse Mauro nuk do te perballej dot me lojtaret gjate kesaj periudhe sepse ata do te jene neper kombetaret respektive.”

“Nese Icardi nuk u pa dje ne stadium, kjo gje mund te ndodhe edhe te dielen ne derbi. Por te mos harrojme qe skuadra qe pret te dielen eshte Milani dhe ajo per Interin eshte nje ndeshje ne transferte.”

“Gjithesesi ajo qe shqeteson me shume kete moment eshte se si Icardi nuk stervitet me me skuadren, thote qe i dhemb gjuri, nuk paraqitetet ne stadium per te ndjekur skuadren nga afer dhe ne rrjete sociale poston kafshet e tij shtepiake njeri pas tjetrit sikur deshiron te thote qe me futbollin dhe me Interin e ka mbyllur per kete sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.