
Corriere – Ide e cmendur Juves: Higuain plus 50 milione euro per Icardin! Avokatet ne pune per…
Ide e cmendur e Juventusit: Gonzalo Higuain dhe 50 molione euro cash per te arritur te marre nga Interi kapitenin e skuadres, Mauro Icardi.
Kjo bombe merkatoje vjen nga edicioni i perditshem i Corriere della Sera, ne faqet e se ciles lexohet se klubi bardhezi i Torinos i ka kerkuar nje studio legale dhe avokateve te saj te analizojne kontraten e Icardit dhe klauzolen e largimit te tij nga Interi.
Kapiteni i Beneamata, ka nje klauzole 110 milione euro qe mund te perdoret 20 ditet e para te korrikut por ajo eshte e vlefshme vetem per skuadrat jashte Italise.
Nga ana e tij, klubi zikalter eshte i hapur per diskutime por edhe gruaja agjente e lojtarit, Wanda Nara gjithashtu eshte e hapur propozime.
Keshtu shkruan Corriere della Sera e cila e ka shfrenuar pak fantazine dhe shton me pas:
“Nuk eshte e thene qe kjo marreveshje te mbyllet, por Juventusi e ka provuar edhe me pare te interesohet per Mauro Icardin dy vera me pare, por Interi e refuzoi.”
“Pikerisht pas refuzimit te Interit, Juventusi u hodh ne sulm per Higuain nga Napoli dhe pagoi 90 milione euro.”
“Beppe Marotta nuk e di ende sakte se sa e mundshme eshte klauzola e Icardit per nje klub italian dhe prandaj ka futur avoktatet e Juventusit ne pune ta studiojne mire.”
“Rruget e merkatos jane te pafundme. Askush nuk e mendonte se Higuain do te kalonte tek Juventusi por ndodhi. Prandaj, kurre mos thuaj kurre…”, e mbyll shkrimin e saj Corriere della Sera.