Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

817 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Inter, ja cfare fati i pret tani Joao Mario, Vecino dhe Gagliardini

Corriere – Inter, ja cfare fati i pret tani Joao Mario, Vecino dhe Gagliardini
Inter Club Staff

Joao Mario pas Boterorit eshte thjesht kalimthi tek Interi. 

Por per momentin ne Milano tek zikalterit nuk ka ardhur asnje oferte zyrtare per lojtarin.

Nderkohe eshte me e ndryshme situata e Matias Vecino per te cilin sirenat e Premier League jane gjithmone e me te forta me Chelsean qe po afrohet cdo dite e me shume.

Klubi zikalter per ta larguar pretendon nje shifer me te larte se ajo qe ka paguar vitin e kaluar per ta blere nga Fiorentina (24 milione euro).

Dy klubet nuk kane folur per kete as disa dite me pare ne Nice kur luajten nje miqesore edhe pse ajo ishte shansi perfekt per te biseduar.

Por Ausilio me siguri deshiron te fitoje para nga shitja e nje mesfushori qe te financoje edhe operacione te tjera te mundshme dhe deshiron qe te sjelle ne kasat e Interit rreth 30 milione euro.

Ne rast se Vecino shitet, ai do te sillte edhe plusvalence gjithashtu.

Ndersa per sa i perket Gagliardinit shihet se nga jashte Italise – Atletico Madird, Tottenham dhe Valencia – deshirojne te bejne nje tentative per te.

Pikerisht si ne rastin e Joao Mario, per mesfushorin bergamask (i cili shenoi edhe nje gol ndaj Chelseas ne miqesore) jane paguar nga Interi jo pak para: pothuajse 30 milione euro tek Atalanta.

Per te duhet te vije nje oferte teper e majme qe te beje Interin te heqe dore prej lojtarit.

Kete gje e ka shpjeguar sot Corriere dello Sport duke theksuar se asnje nga lojtaret me lart nuk eshte i pashitshem por mund te shiten nese vjen oferta e duhur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.