Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – “Inter, ja shifra e cmendur qe pritet te shpenzohet per sulmin: 2+1 TOP PLAYER!”

Corriere – “Inter, ja shifra e cmendur qe pritet te shpenzohet per sulmin: 2+1 TOP PLAYER!”
Inter Club Staff

85 milione euro (dhe nje lojtar) nga Lautaro Martinez, plus 65 milione euro nga Mauro Icardi.

Ja thesari qe Interi do te kete per ristiluar totalisht repartin e sulmit. Kjo eshte ajo qe shpjegon Corriere della Sera, qe tashme e jep te sigurt largimin e dy argjentinasve.

Sipas tyre, ne kete moment Interi eshte ne kerkim te lojtareve te vlefshem per ti zevendesuar ata.

“Interi ne kete moment do te duhet te bleje jo dy, por plot tre sulmues qe te plotesoje puzzle-n e saj ne sulm.”

“Nga keta tre sulmuesa, dy duhet te jene patjeter te nivelit te pare: me pak fjale, dy TOP PLAYER, sic quhen ndryshe sot.”

“I pari ne listen e Beppe Marottes eshte gjermani Timo Werner, me nje klauzole prej 50 milione eurosh nese Red Bull Liepzig nuk fiton kampionatin gjerman.”

“60 milione do ishte cmimi i tij nese ndodhte kjo gje, por eshte shume e veshtire te ndodhe me ate Bayern Munich.”

“Werner eshte edhe ne shenjestren e Liverpool-it te Jurgen Klopp dhe per hir te vertetes, mendohet se lojtari preferon Premier Leaguen.”

“Nese Interi nuk do te arrije tek ai, do te tentoje te marre Edinson Cavanin me parameter 0 nga Paris Saint Germain.”

“Lojtari eshte ne skadence kontrate por ne sulm Conte deshiron kater sulmues, jo 3. Prandaj, pervec Cavani, nje emer i kerkuar vjet del ne pah: ai i Edin Dzeko.”

“Boshnjaku ka rinovuar me Romen veren e kaluar, por klubi i Romes mund ta lere te largohet per 10 milione euro.”

“Me Lukaku, Cavani dhe Dzeko, sulmi do te ishte i kompletuar dhe mbase i katerti mund te vije ne huazim.”

“Marotta ka enderruar gjithmone te arrije tek Dybala, por eshte e veshtire ta levizesh nga Juventusi per me pak se 90 milione euro.”

“Interi per nje skuader per kampionat ka nevoje per nje mesfushor dhe me shume mundesi do te jete Sandro Tonali i perzgjedhuri plus dy mesfushore krahu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.