Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – INTER NO LIMITS, askush nuk do e ndale dot Interin: ja plani monstruoz i Suning!

Corriere – INTER NO LIMITS, askush nuk do e ndale dot Interin: ja plani monstruoz i Suning!
Inter Club Staff

Interi eshte ne vitin e saj te fundit te tranzicionit. 

Te gjitha copezat e mozaikut – qe tek rinovimi ne nivel drejtuesish e deri tek parku i lojtarve – po shkojne ne vendin qe i takon.

E keshtu, nga viti i ardhshem, klubi zikalter do te hyje ne nje regjim normal dhe te njejte me skuadrat e medha ne Europe.

Ky eshte nje rrugetim qe do te shenohet edhe me daljen perfundimtare nga Settlement Agreement.

“Liri aksioni ne merkato, me pak rregulla per tu respektuar dhe zhdukja e Settlement Agreement per Interin do te thote gjithcka.”

Kete gje e konfirmon sot Corriere dello Sport e cila vazhdon edhe me tej:

“Ne kete menyre, ne trevjecarin e radhes – 2019-2022 – Interi ne ne 26 tetor ka nominuar zyrtarisht Steven Zhang si president i klubit, do te bashkohet me skuadrat e medha ne Europe.”

“Me sakte: zikalterit do te jene te detyruar ne kete trevjecar humbjet ti kene jo me shume se 30 milione euro. Nuk ka me kontrolle sezon pas sezoni.”

“Por tani eshte edhe nje e ardhme per te programuar, duke besuar edhe tek eksperienca e Beppe Marottas si administrator i deleguar i klubit.”

Per sa i perket parave, do te kete nje liri shume me te madhe ne merkato dhe asnje limit per sa i perket listave UEFA. Me pak fjale, apeal i rinovuar totalisht:

“Xhiro e Suning Holdings nuk kane nevoje per shume reklame: behet fjale per 31,2 miliarde euro ne 2017 (+30% me shume se viti i kaluar) me nje fitim neto 540 milione euro (+497,66%).”

“Ne praktike eshte kompania e dyte private me e pasur ne Kine me te ardhura totale rreth 53 miliarde euro. Keto jane te dhena qe do te ndikojne ne menyre direkte edhe tek Interi qe deshiron te rikthehet ne nivelet elite sa me shpejt te jete e mundur”, nenvizon e perditshmja romane.

E ja tek jemi tek endrrat e merkatos me Luka Modric gjithmone e me shume ne shenjester:

“Mbi kroatin do te behet nje tentative tjeter veren qe vjen.”

“Do te kete liri Interi ne ate merkato dhe UEFA-n mbi koke. Por te mos harrojme se Modric ka nje kontrate qe i skadon ne 2020.”

“Ne veren e kaluar vrapimi per kroatin zgjati rreth 20 dite kur dukej se vertete do te largohej nga Reali gje qe nuk ndodhi ne ate kohe. Por te mos harrojme edhe lojtare te tjere si Chiesa dhe Barella qe jane te rinj dhe italian: fiks sic Suning i ka qef.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.