
Corriere – Inter, serish Botta. Alvarez eshte nje lojtar i ri.
Veshtiresite sulmuese e kane lejuar Interin te ‘rigjeje’ Alvarez, ne Bergamo i cili ka shenuar per te treten here ne 5 transferta. Argjentinasi, ne te shkuaren i kritikuar por gjithmone i mbrojtur nga kush e ka dashur ne Milano (Branca dhe Ausilio), tashme eshte nje lojtar i ri, nje pike mbeshtetese e Interit te se ardhmes. Mund te luaje trekuartist, por edhe si mesfushor i brendshem. Jep kualitet, por edhe konkretizim. Nese Interi shenon shume merita eshte edhe e tij dhe e organizimit taktik qe Mazzarri i ka dhene. Ne nje perspektive te ardhshme, duhet pasur kujdes dhe nga Botta qe dje u stervit ne Pinetina me lejen e Livornos: ne fund te nentorit do te jete nen urdherat e Nicola, por nderkohe stervitet me top sebashku me zikaltrit dhe idhullin e tij Zanetti, i destinuar te kthehet midis te grumbulluarve qe me ndeshjen kunder Livornos, me 9 nentor.