Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

853 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi ben oferten e pare tek Roma per Nainggolan: ja oferta dhe lidhja speciale me Spallettin

Corriere – Interi ben oferten e pare tek Roma per Nainggolan: ja oferta dhe lidhja speciale me Spallettin
Inter Club Staff

Ka nje ‘feeling’ speciale ndermjet Radja Nainggolan dhe Luciano Spallettit, kjo gje eshte e ditur tashme prej kohesh. 

Tekniku nga Certaldo deshiron ta kete perseri ne urdherat e tij, kesaj radhe tek Interi, por marreveshja eshte e komplikuar sidomos ne nivel ekonomik.

“Interi ka dashur ta beje te sajin lojtarin edhe ne veren e kaluar, kur ai nuk kishte nenshkruar ende kontraten e re me Romen, por ne ate kohe nuk u be asgje.”

“Sot, klubi zikalter ka nje problem: ne fillim duhet te shese qe me pas, pas 30 qershorit te mund te beje nje blerje te madhe si ajo e Nainggolan – konfirmon Corriere dello Sport -.”

“Belgu jeton mire ne Rome: ka blere nje shtepi, nje vile me pishine ne Casalpalocco, ka vendosur qe te qendroje ne Rome edhe pasi te lere futbollin. Por e di gjithashtu se e pret vera e zakonshme: shume zera merkatoje, por tek ai ekziston bindja se Roma eshte perparesi sepse po flasim per nje njeri qe hezitoi edhe te largohej nga Cagliari.”

“Per sa i perket te tjerave, ai nuk ka me as tundimin per te shkuar ne Kine, sepse ne janar ju ofrua nje mal me para nga Guangzhou.”

Gjithesesi, mbetet fakti se per ceshtje bilanci, Radja Nainggolan eshte nje nga lojtaret me te sakrifikueshem tek Roma, edhe pse vete belgu nuk deshiron te largohet.

Gjithesesi, lidhja qe ai ka me Spallettin eshte me te vertete speciale dhe emri i tij eshte i pari ne listen e Spallettit per merkaton e veres.

Aq shume e deshiron ne skuader tranjeri italian ate, sa Ausilio e ka bere tentativen e pare me Romen: jane ofruar 20 milione euro per kartonin e tij por Romes i eshte thene qe kjo oferte do te behet zyrtare pas 30 qershorit.

Roma nuk e ka mbyllur deren pas kesaj oferte, por e ka cilesuar te ulet por te negociueshme.

Pergjigjja per momentin eshte nje “do te flasim perseri”, as nje ‘jo’ e as nje ‘po’. Me siguri, na pret nje vere tjeter e gjate me zera merkatoje per Radja Nainggolan.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.