Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi blindon Skriniar: ja detajet e kontrates se re! Por frika vjen nga Mino Raiola…

Corriere – Interi blindon Skriniar: ja detajet e kontrates se re! Por frika vjen nga Mino Raiola…
Inter Club Staff

Skuadrat e medha te Europes jane vene ne rresht per Milan Skriniar, i destinuar qe ne merkaton e radhes te behet nje nga mbrojtesat me te kerkuar te veres. 

Nderkohe, nga ana e saj, Interi ndihet e qete sepse prej kohesh ka rinovuar kontraten me ish-mbrojtesin e Sampdorias: asnje siguri qe qendron, le te jemi te qarte ketu, sepse nese vjen nje oferte e cmendur merkato mund te behet e paparashikueshme, por fakti qe ne kontraten e tij nuk eshte futur nje klauzole largimi do te thote se Marotta dhe Ausilio do te tentojne me te gjitha menyrat per ta mbajtur ne shtepi sllovakun.

Qe ne veren e shkuar – shton e perditshmja romane – sondazhet ishin bere nga skuadra te medha per lojtarin e Interit: tek dyert e zikalterve kishin trokitur United dhe Barcelona, klube qe ishin gati te paguanin 55 milione euro per kartonin.

Red Devils dhe blaugranat jane gjithmone te interesuara, por sipas Mirror presingu me i forte po behet nga Manchester City qe deshiron te vere ne pjaten e Interit 85 milione pound qe jane pak a shume 100 milione euro.

Me pak fjale, nje mal me para ne tavolinen e Interit. A do te mundin zikalterit te rezistojne? Emiri arab kur deshiron nje futbollist nuk eshte se mendohet shume por thjesht vendos te shpenzoje deri sa ta arrije ate objektiv.

Blerja per shifra shume te majme te lojtareve si Mendy, Stones dhe Laporte, te gjithe te paguar me dhjetra miliona euro e tregon me se miri kete fakt.

Per Skriniar, qe kerkohet me ngulm nga Guardiola, Mansour mund te beje nje sakrifice akomam e te madhe duke thyer edhe rekordin per blerjen me te shtrenjte te historise se klubit.

Edhe Real Madrid nga ana e saj po kerkon nje mbrojtes sepse Varane mund te nderroje bluze kete vere e nese kjo do te ndodhe, Florentino Perez do te hidhej ne sulm per te marre njerin nga De Ligt ose Milan Skriniar.

Klubi zikalter, sipas asaj qe filtron nga selia e saj, per momentin eshte i qete sepse lojtari i ka thene po rinovimit te kontrates.

Ai ka firmosur deri ne 2023 me Interin (kontrata e vjeter ishte deri ne 2022) dhe ai do te fitoje 3 milione euro plus bonuset dhe te drejtat e imazhit (tani per tani fiton 1,7 milione).

Shifra do te preket perseri ne fund te sezonit tjeter per te marre nje tjeter rritje rroge dhe keshtu me radhe sezon pas sezoni.

Ky rinovim eshte nje goditje e mire e Ausilios qe nuk ka pritur merkaton e veres per te sistemuar kete ceshtje dhe situata mund te behej e rrezikshme. Milan me pak fjale nuk deshiron as vete te largohet dhe te nderroje bluzen zikalter edhe pse te medhate e Europes mund ti ofrojne nje rroge me te larte.

Te pakten per sezonin 2019-2020 Skriniar nuk ka ndermend te levize, per kete eshte i sigurt dhe e ka thene me shume se njehere deshiren e tij per te qendruar.

Per tifozet zikalter keshtu asnje rrezik? Nuk eshte tamam keshtu. Kjo sepse Skriniar po largohet nga agjencia e prokuratoreve qe e perfaqeson prej kohesh “Stars & Friends” dhe Mino Raiola nga ana e tij po tenton qe te behet agjenti i tij.

Prokuratori shume i fuqishem italo-hollandez do te degjoje me kujdes te gjitha kerkesat nese do te behet agjenti i tij dhe mbi te gjitha do te shohe per oferta sa me te mira ekonomike.

Suning gjithesesi eshte shume ambicioze dhe as nuk ka ndermend te shese lojtaret me te mire te saj. Sidomos tani kur nuk eshte e detyruar ta beje kete gje me per shkak te Fair Play Financiar.

Interi vitin e ardhshem duhet te ndihet e sigurt sepse prapa do te jete Skriniar, De Vrij dhe Godin. Marotta dhe Ausilio i kane idete e qarta!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.