Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

977 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi e ka pyetur dhe Spalletti eshte pergjigjur: keta 3 lojtare nuk dua qe te shiten!

Corriere – Interi e ka pyetur dhe Spalletti eshte pergjigjur: keta 3 lojtare nuk dua qe te shiten!
Inter Club Staff

Luciano Spalletti eshte rikthyer qe te stimuloje ne menyren e tij tiflzet zikalter vetem pak dite perpara se te filloje aventura e sezonit te ri.

Interi do e rifilloje me grumbullimin ne Appiano Gentile (nis te henen).

Tekniku zikalter do e nise pergatitjen e te tijve me aromen e embel te rikthimit ne Champions League dhe me nje skuader te perforcuar ndjeshem (sidomos me nxenesin e preferuar te tij Nainggolan), edhe pse eshte nje skuader e pa kompletuar ende.

“Per rrugen e nje Interi fitues, Spalletti ka kerkuar nga klubi qendrimin e tre lojtareve ne vecanti.”

“Klubi zikalter e ka pyetur ke deshiron te kete perseri nen urdhrat e tij ne sezonin e ri dhe ai eshte pergjigjur menjehere: Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic. Keta jane lojtaret qe ai ka dashur me cdo kusht edhe sezonin e ri.”

“Por tekniku zikalter ka kerkuar edhe promovimin ne skuadren e pare te Emmers, dhe mos shitjen e tij per plusvalenca sepse shikon tek ai nje mesfushor te Interit te se nesermes.”

“Lojtari belg do te mbushe 19 vjec ne 20 korrik: tranjeri zikalter ka kerkuar qendrimin e tij qe muajin e kaluar kur e kerkoi Roma dhe ai nuk deshironte ta jepte as per Nainggolan.”

“Emmers keshtu, pas dy viteve me Primaveren ku eshte rritur shume edhe nga tranjeri Vecchi, do te jete qe prej dites se pare ne grumbullim me skuadren e pare qe te rritet nen hijen e kampioneve si Nainngolan.”

“Por ajo qe te ben efekt sipas asaj qe thote Corriere dello Sport, eshte fakti qe Spalletti ka dashur qe keta tre lojtare te jene me patjeter me te vitin qe vjen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.