Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi ka folur me Lautaro Martinez dhe i ka dhene siguri per dicka ne vecanti per sa i perket te ardhmes

Corriere – Interi ka folur me Lautaro Martinez dhe i ka dhene siguri per dicka ne vecanti per sa i perket te ardhmes
Inter Club Staff

Lautaro Martinez po pergatitet per ndeshjen e tij te pare si titullar ne Champions League.

Ai ka luajtur tre here ne kete kompeticion, por te treja heret eshte futur nga pankina si zevendesues sepse vitin e kaluar Interi luante me nje sulmues dhe ne fazen e pare Icardi ishte i padiskutueshem ne rolin e tij.

Por sot ai ndaj Slavia Praga pritet te jete titullar bashke me Romelu Lukaku ne qender te sulmit te Contes.

Gjithesesi, per te dhe te ardhmen e tij ka folur Corriere dello Sport: “Lautaro Martinez deshiron qe te zhduke zeron nga CV e tij ne Champions dhe deshiron ti jape nje sinjal popullit interist pas tripletes me kombetaren ku ka fituar zemrat e miliona argjentinasve.”

“Por me sa duket Interi ka pasur nje komunikim ne ditet e kaluara me lojtarin dhe agjentin e tij per ta siguruar per te ardhmen: klubi i ka thene qe te jete i qete sepse po mendojne ti zgjasin kontraten dhe kjo gje do te ndodhe ne momentin e duhur kur edhe agjenti i tij do te jete ne Itali.”

“Gjithcka pritet te diskutohet ne muajt e pare te vitit te ri dhe nuk mendohet te kete probleme. Lautaro perpara fundit te sezonit do te kete nje kontrate te re dhe nje rroge te rritur ndjeshem.”

“Te mos harrojme se ne kontraten aktuale te tij ishte i parashikuar se ne vitin e tij te dyte tek Interi ai do te pesonte nje rritje automatike rroge nga 1,8 ne 2,2 milione euro dhe prandaj Interi nuk ka nxitim.”

“Plus kontrata e Toros mbaro ne 2023 dhe e vetmja gje qe shqeteson pak Interin eshte klauzola. Nderkohe vete Lautaro nga ana e tij e shikon rinovimin nga Interi edhe si nje siguri per te ardhmen per te kuptuar se Interi ka besim tek ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.