Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

794 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi ka perzgjedhur blerjen e pare per mesfushen e saj: ja emri dhe shifra qe do te investohet

Inter Club Staff

Me sa duket, sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, Interi tashme e ka perzgjedhur blerjen e madhe per mesfushen e sezonit te ardhshem. 

Sipas tyre, kjo goditje do te kushtoje diku tek 4-50 milione euro dhe Marotta eshte shume i vendosur mbi objektivin.

Gjithmone duke cituar Corriere dello Sport, Interi ka percaktuar nje buxhet te vecante per dy goditjet ne mesfushe ku njeri do te jete nje blerje me shifra te majme ndersa objektivi i dyte nuk eshte percaktuar ende.

Ja cfare ka shkruar e perditshmja italiane ne faqet e saj duke zbuluar edhe emrin e objektivit te pare zikalter dhe detajet rreth kesaj tratative:

“Marotta ka vendosur: objektivi numer nje ne mesfushen e Interit quhet Nicolo Barella. Per te do te shpenzohen diku tek 40-50 milione euro.”

“Barella gjithesesi nuk eshte nje nga objektivat me te lehte per Interin sepse pas tij eshte edhe Napoli, por Interi eshte ne maje te deshirave te lojtarit.”

“Ne merkaton e kaluar per te ishte interesuar edhe Chelsea, por nuk ishte bere ndonje oferte zyrtare. Ne kete moment te gjithe zerat te dergojne tek Interi: mardhenie shume te mira me presidentin e Cagliarit (tifoz i Interit, mik i Morattit), mardhenie shume te mira me agjentin e lojtarit (i cili eshte edhe agjent i Nainggolan), Barella eshte gjithashtu mik i Nainggolan.”

“Me pak fjale jane te gjitha kushtet qe kjo te ndodhe. Mjafton qe te gjendet rruga e perbashket me Cagliarin per shifren e transferimit dhe menyren e pageses.”

“Pastaj te mos harrojme se si dy klubet ne kete marreveshje mund te fusin edhe lojtare te tjere ose Interi mund te bleje nje lojtar te ri me prespektive dhe ta coje ne huazim tek Cagliari.”

“Por te mos harrojme se Interi pervec Barella do te beje nje goditje tjeter ne mesfushe dhe pritet qe emri tjeter te jete nje emer me eksperience nderkombetare (tipi Rakitic) per te bere nje goditje te dyfishte: nje i ri dhe nje i vjeter. Do te ishte miksimi i duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.