Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

349 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi rikthehet ne gare per Joao Cancelo: ja detajet

Corriere – Interi rikthehet ne gare per Joao Cancelo: ja detajet
Inter Club Staff

Ndonjehere rikthehet. Dhe ja, Joao Cancelo mund te rishkruaje nje histori te re me Interin dhe nuk do te ishte as i pari dhe as i fundit. 

Ai mund te veshe keshtu perseri bluzen e Interit pas largimit ne 2018 per shkak se Interi nuk kishte para per ta blere ate ne shifrat qe ishte rene dakort me Valencian.

Klubi zikalter ne ate kohe kishte veshtiresi financiare per shkak te Fair Play Financiar te UEFA-s dhe ne ate kohe ne mes u fut Juventusi.

Pas fraktures se papritur me Juvnetusin veren e shkuar, Guardiola tek City deri me tani e ka perdorur pak dhe shume poshte pritshmerive te tij.

Man United target Cancelo: My Inter future doesn't depend on me ...

Sipas Corriere dello Sport, nuk duhet te perjashtohet aspak nje e ardhme e Cancelos ne Milano i stervitur nga Conte qe ka nevoje per nje lojtar me karakteristikat e tij.

Per hir te vertetes, qe prej largimit te portugezit, Interi ka pasur shume probleme ne krahun e djathte te saj duke mos gjetur asnjehere nje lojtar ne lartesine e tij ne dy sezonet e fundit.

Te gjithe e mbajne mend se sa thelbesor ishte ai ne rikthimin e Interit ne Champions League duke ndihmuar zikalterit ne ate faze te dyte shume te veshtire dhe emocionuese.

Gjithmone per sa i perket krahut te djathte, Marotta ka te pakten dy emra ne listen e tij: njeri njihet tashme dhe eshte Federico Chiesa.

Ndersa emri i dyte eshte ai i lojtarit te Barcleones. Nelson Semedo. Edhe ky shihet si jashte planeve te Barcelones.

Interesi per futbollistin e Fiorentines vazhdon prej kohesh ndersa per Semedo mund te degjojme ne te ardhmen nese do te kete nje tratative per Lautaron.

Por nje mesfushor krahu me karakteristikat e 3-5-2, nga te gjithe emrat me lart, eshte ai i Joao Cancelos qe do te gjente edhe nje ambjent qe e njeh shume mire tashme.

Tek Interi ate e kane simpatizuar shume: qe tek shoket e skuadres, drejtuesit e deri tek tifozet, edhe pse keta te fundit kane mbetur pak keq nga kalimi i tij i papritur tek rivalet e perjetshem nje sezon me pare.

Po ne krahun e majte? Ashtu si tha Di Marzio dje, emri me i lakuar per Antonio Conten eshte ai i Emerson Palmieri i Chelsea. Tek Chelsea luan gjithashtu edhe Marcos Alonso, por ne kete rast Lampard ben rezistence dhe nuk deshiron qe ai te largohet.

Por te mos harrohet as emri i Layvin Kurzawa (i cili do te largohet me parameter 0 nga Parisi).

Per momentin, te konfirmuarit e vetem ne krah tek Interi jane Candreva dhe Young plus xholi D’Ambrosio. Te gjithe te tjeret jane ne dyshim dhe mund te largohen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.