Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja cfare do te bente Icardi nese do te qendronte kete merkato tek Interi

Corriere – Ja cfare do te bente Icardi nese do te qendronte kete merkato tek Interi
Inter Club Staff

Ideja e te gjitheve tashme eshte se ndermjet Interit dhe Mauro Icardit nuk mund te kete me kurre ne te ardhmen nje mardhenie te shendetshme pas te gjitha gjerave qe kane ndodhur. 

Nuk ka dite qe nuk komentohet kjo ceshtje dhe nuk ka dite qe gazetare apo gazeta te ndryshme te mos e komentojne kete gje.

Gjithesesi, edhe pse Interi e ka nxjere Icardin jashte planeve publikisht dhe Marotta e ka shprehur disa here kete gje ne media por edhe ne takime te ndryshme private me Icardin.

Por nga ana e tij, Mauro Icardi ka qendruar i palevizur duke refuzuar cdo oferte qe ka ardhur ne drejtim te tij.

“Po sikur Mauro te qendroje tek Interi?”, pyet veten Corriere dello Sport per Icardin dhe vazhdon edhe me tej.

“Kete gje ai do e beje si nje i perjashtuar ne shtepi dhe eshte nje hipoteze qe nuk e frikeson aspak ate edhe pse perfaqesuesit e tij ligjor po ja thone shpesh kete gje dhe i perserisin veshtiresite qe kjo gje mund te sjelle per karrieren e tij.”

“Te rrije tek Interi tani do te thote qe te mos zhvilloje me asnje stervitje me shoket e skuadres dhe te qendroje ne Pinetina i vetem te pakten deri ne janar te stervitet pa luajtur asnje dneshje. Por edhe pse jane zhvilluar shume diskutime me te, Icardi duket i palevizshem ne deshiren e tij, nje mur i vertete: Icardi mendon se ai do te stervitet njesoj, me vullnet dhe do te sheroje ne perfeksion gjurin e tij gjate kesaj kohe dhe ne cdo ndeshje do te shkoje ne San Siro per te bere tifozllik per shoket e tij nga triubuna.”

“Nuk deshiron te largohet nga Interi dhe nuk deshiron qe te trajtohet pa respekt nga Interi. Pretendon te trajtohet si nje profesionist”, shpjegon Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.