Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

696 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja cfare garancie i ka kerkuar Marotta drejtuesve te Suning perpara se te filloje pune

Corriere – Ja cfare garancie i ka kerkuar Marotta drejtuesve te Suning perpara se te filloje pune
Inter Club Staff

Me pak fjale, ose me sakte me pothuajse asnje fjale, Marotta eshte kthyer nga Kina. 

Por sinjalet tashme jane te qarta dhe asnje njeri nuk ka me dyshime: Beppe Marotta do te jete drejtuesi me i ri i Interit shume shpejt.

Nuk do te kete revolucione ama ne shtepine zikalter sepse ish-juventini do te punoje perkrah njerezve qe jane aktualisht ne klub dhe do te kete detyren e administratorit delegat per klube.

“Me pas per firmen do te duhet te pritet qe te rikthehet ne Itali i riu Steven Zhang nga Kina (te henen qe vjen) dhe jo me pare se ndeshja me Tottenham (te merkuren) – shpjegon Corriere dello Sport -“.

“Zyrtarizimi nderkohe ne detyren e re pritet te ndodhe ne mesin e dhjetorit. Ne ndeshjen ndaj Juventusit ai mund te kete filluar te punoje per Interin e mund te jete prezent ne Juventus Stadium si nje drejtues i Interit por jo de jure.”

“Per Marotten nderkohe nuk ka asnje ndjesi te perzjere dhe mund te paraqitet pa problem ne Juventus Stadium edhe pse askush nuk do te donte qe te krijonte turbulenca me nje prezence te tijen.”

“Gjithesesi fakti qe Suning po beson tek ai eshte nje sinjal i forte besimi dhe guximi se normalisht ne nje realitet italian sportiv shikohet edhe e kaluara perpara se ti jepet dikujt nje pune e rendesishme.”

“Por ndjesite e para jane shume pozitive: Marotta ka njohur nga afer Suning qe i dukej gjigande nga larg por nga prane i eshte dukur akoma me shume sepse me te vertete qe ata ne Kine jane nje superfuqi.”

“Ne tre ditet e tij Marotta ka takuar shume persona por ka edhe nje lajm shume te mire per tifozet e Interit: ai ka kerkuar dhe ka marre nga Suning siguri se do te kete resurse te rendesishme ekonomike per merkaton e Interit dhe per te ngritur emrin e Interit aty ku e ka vendin.”

“Me pak fjalen, Suning ka siguruar drejtuesin italian se do te kete investime ne merkato, gjithmone deri ne piken ku e lejon UEFA.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.