Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

637 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja gjendja e Lautaros, Vrslajko dhe D’Ambrosio! Ndaj Sampdorias…

Corriere – Ja gjendja e Lautaros, Vrslajko dhe D’Ambrosio! Ndaj Sampdorias…
Inter Club Staff

Fitorja teper e bukur ndaj Tottenham ne ndeshjen shume te rendesishme te Champions League tashme eshte pas kraheve dhe mendja eshte tek Serie A. 

Nuk ka kohe per te humbur, sepse Interi ne kampionat duhet te rekuperoje sa me shpejt terrenin e humbur me rezultatet negative.

Menjehere e ka radhen Sampdoria te shtunen ne darke dhe ndeshja do te luhet ne stadiumin e Genovas i cili eshte nje stadium jo i lehte per cdo skuader ne Serie A.

Keshtu, lojtaret zikalter po vazhdojne pergatitjet e tyre ne Meazza per sfiden e Marassit dhe Spalletti po perballet edhe me gjendjen jo shume te mire fizike te disa lojtareve.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, ne kete ndeshje, ne listen e te grumbulluarve do te kete dy lojtare qe munguan ndaj Tottenham.

Behet fjale per sensacionin Lautaro Martinez, qe pritet te rikthehet ne dispozicion por edhe mbrojtesi i krahut te djathte Danilo D’Ambrosio.

Eshte pikerisht krahu i djathte i mbrojtjes qe ka emergjence tek Interi duke pare se ndaj Tottenham mungoi edhe italiani por edhe Vrslajko dhe Spalletti u detyrua te dergonte aty Milan Skriniar.

E meqe jemi tek kroati, Corriere shpjegon gjithashtu gjendjen e tij: Sime po stervitet ende jo me grupin per problemin qe ka ne gju dhe gjendja e tij po monitorohet dite pas dite.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.