Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

878 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja se si Ausilio dogji te gjithe konkurencen per te arritur tek Lautaro Martinez

Corriere – Ja se si Ausilio dogji te gjithe konkurencen per te arritur tek Lautaro Martinez
Inter Club Staff

Tashme nga faqet e Corriere dello Sport vijne komplimentat e para per drejtuesit zikaper qe arriten te djegin te gjithe konkurencen europiane per te arritur tek Lautaro Martinez. 

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane ne faqet e saj per ‘El Toro’:

“Interi e ndiqte ‘demin’ prej tre vitesh, qe tek kombetarja e moshave per te qene te sakte.”

“Ne seline e klubit mund te lexohen raporte nga vezhguesit e Interit dhe te gjitha jane me pese yje (ne ate kohe ishte edhe Casiraghi dhe Manighetti), por edhe Verdelli qe me kapon e 007, Mirabelli – lexohet tek Corriere – po e ndiqnin me kujdes lojtarin.”

Rruga e lire per te arritur tek ai erdhi pasi lojtari i ndoq me kujdes nga Baccin dhe Ausilio: ka qene ai momenti kur marreveshja u be dhe tratativa nisi dhe mbaroi.”

“Veren e kaluar drejtori sportiv i Interit tentoi ta blinde bashke me Sampdorian sepse nuk kishte parate e nevojshme per shkak te problemeve financiare te Interit, por edhe sepse Lautaro nuk kishte pashaporte komunitare.”

“Ne ate kohe kushtonte vetem 12-13 milione euro dhe sapo ishte rikthyer nga nje demtim. Pra kishte goxha pikepyetje siper kokes se tij: ne ate kohe nuk u be asgje.”

“Mbi Lautaron u hodh ne sulm Atletico Madrid qe ne fillim u duk se e belu ate: djaloshi i kishte thene po Simeones, por me pas ai rinovoi me Racing dhe kerkesat ekonomike te skuadres argjentinase u rriten ndjeshem dhe colchoneros ne ate kohe nuk arriten ta mbyllnin dot operacionin.”

“Interi nuk e priste nje assist si ky: ne ate moment, menjehere sekretari teknik i klubit nga Buenos Aires, Diego Milito, tentoi ti bente nje dhurate ish-skuadres se tij duke komunikuar me zevendes-presidentin Javier Zanetti dhe beri qe Lautaro te preferonte Milanon perpara ofertave te tjera.”

“Por nuk ishte e thjeshte. Nga Italia nuk mund te mbyllej nje operacion i tille dhe Ausilo fluturoi ne Argjentine per te folur nga afer por edhe per ta pare ne aksion: fiks ne ate ndeshje Lautaro ben mrekulline me Racing duke shenuar 3 gola dhe duke fituar nje penallti.”

“Ausilio u nis me idene per te vene bazat per kete operacion por u kthye nga Argjentina me nje kontrate te firmosur.”

“Pikerisht ky ishte celesi i gjithckaje dhe fati i Interit: vetem disa dite me pas ne zyrat e Racing shkoi nje oferte prej 40 milione eurosh nga Borussia Dortmund e me pas edhe interesimi i Real Madrid me Manchester United por pergjigja e Racing ishte e njejte: na vjen keq, tashme eshte nje lojtar i Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.