Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,786 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja si do te duket formacioni i Interit te gjigandeve ne sezonin e ardhshem!

Corriere – Ja si do te duket formacioni i Interit te gjigandeve ne sezonin e ardhshem!
Inter Club Staff

“Interi qe po lind do te kete me shume kile dhe me shume centimetra ne krahasim me ate Inter qe mbylli kampionatin e fundit ne vendin e katert fale edhe nje rekordi te ri ne Serie A me golat e shenuar me koke.”

Kete te dhene e nenvizon Corriere dello Sport e cila i ve shume rendesi nje komponenti fizik ne skuadren zikalter.

“Eshte e vertete qe Lautaro Martinez eshte 175 centimetra dhe Asamoah 173 centimetra e keta te dy nuk jane dy kolose, por ne kembim, drejtori sportiv Ausilio ka arritur te siguroje edhe hollandezin De Vrij qe eshte 1,88 centimetra dhe ne 2016-17 ka shenuar 6 gola me koke ne Serie A dhe nje ne Europa League.”

“Do te kete probleme per ata qe do te sfidojne Interin sepse centimetrat e Interit do te shtohen nese Ausilio dhe Gardini do te arrijne te bindin Tottenham per belgun Dembele sepse ai jo vetem qe ka nje eksperience te madhe ne nivel nderkombetar, eshte i gjate 1,85 centimetra por mbi te gjitha zoteron nje fuqi fizike teper te madhe nese e krahasojme me kolegen e repartit dhe eshte me te vertete i frikshem ne luften nje kunder nje me trup.”

“Dembele keshtu do i bashkangjitej mesfushoreve te tjere si Gagliardini dhe Vecino qe kane tek gjatesia nje pike force: Uruguajani eshte i gjate 189 centimetra dhe me koke ka shenuar golin e kualifikimit ne Champions ne Olimpico kunder Lazios, ndersa Gagliardini eshte plot 190 centimetra i gjate.”

“Pas tyre vjen direkt Brozovic qe fizikisht nuk eshte ne nivelin e shokeve te skuadres, sepse eshte vetem 181 centimetra i gjate, por vrapon sa e gjithe skuadra e Interit.”

“Gjithesesi nuk perfundon me kaq: “Te mos harrojme Handanovic qe eshte 193 centimetra dhe Ivan Perisic qe eshte 187 centimetra. Nderkohe Icardi, Candreva dhe D’Ambrosio jane te gjithe tek 180-181 centimetra e ne krahasim me te tjeter jane ‘xhuxha’, edhe pse Maurito gola me koke ka bere plot kater ndersa D’Ambrosio ka firmosur nje fitore ndaj Genoas pas nje shkeputje ne nje goditje kendi.”

Corriere gjithashtu ka dizenjuar nje formacion dhe ka shkruar: Ja se si do te dukej Interi i koloseve sezonin e ardhshem stampuar kete foto ne faqet e saj:

CdS - Nasce l'Inter dei giganti con De Vrij e Dembelé

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.