Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja si do te luaje Interi ne rast se Candreva nuk rekuperohet per derbin

Corriere – Ja si do te luaje Interi ne rast se Candreva nuk rekuperohet per derbin
Inter Club Staff

Candreva ka dale nga fusha e lojes ndaj Slavias se Prages si i demtuar dhe eshte ende ne dyshim te forte per derbin ndaj Milanit. 

Antonio Conte po mendon per zgjidhje ne prag te ndeshjes te se shtunes ne rast se Candreva do te mungoje.

Ai shihet si nje njeri teper thelbesor per zikalterit sepse ne skemen 3-5-2 eshte njeri nga ata lojtare qe e interpreton me mire nga te gjithe sepse e njeh shume mire mekanizmin e skuadrave te Contes.

“Sapo ka mbaruar mbledhja diten e djeshme ne Appiano, te gjiteh lojtaret kane luajtur nje mini-ndeshje me Comon dhe jane ndare ne dy grupe.”

“Ne grupin e pare lojtaret titullar te se martes (qe kane kryer nje pune te lehte) dhe nga ana tjeter pjesa e mbetur e lojtareve qe nuk luajten ndeshjen e plote apo fare.”

“Ne kete ndeshje ka pasur hapsire per Sanchez (qe ka gabuar edhe nje penallti) por qe ka shenuar edhe nje gol bashke me Dimarcon dhe Vezzonin.”

“Sot nderkohe gjate stervitjes do te verifikohet gjendja e Antonio Candreves qe u detyrua te dilte me heret nga fusha e lojes.”

“Conte ka shume besim tek rekuperimi i tij sepse e shikon shume te rendesishem per derbin, por nese nuk do ja dale, tekniku zikalter e ka menduar qe tani zevendesuesin.”

“Do te jete Lazaro? Sipas te rejave qe vijne nga Appiano jo. Conte nuk e quan ende gati ate per nje ndeshje kaq te rendesishme. Ne rast se Candreva do te mungoje, do te luaje ne vendin e tij Danilo D’Ambrosio.”

Gjithcka e ka thene ne faqet e saj sot Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.