Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

6,533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja statistika super shqetesuese qe tregon se Conte nuk ka aspak stol

Corriere – Ja statistika super shqetesuese qe tregon se Conte nuk ka aspak stol
Inter Club Staff

Ne post Inter-Atalanta, tranjeri i Interit, Antonio Conte eshte rikthyer te jete me kerkues.

Por ai i ka ulur tonet e nates se famshme pas Dortmundit, ku tekniku zikalter kishte folur me tone me te ashpra duke kerkuar perforcime. Kesaj radhe, ai ka folur me terma me te bute (te tipit ‘nuk jemi te mbuluar mire’ dhe ‘skuader e tkurrur’.

Kunder Atalantes ishin te skualifikuar Skriniar dhe Barella nderkohe qe D’Amborsio dhe Asamoah mungonin per shkak demtimi.

Edhe ne pankine ndodhej Vecino por qe ishte i demtuar per shkak te nje problemi muskular te pesuar diten e merkure.

Por te mos harrojme qe edhe Sensi u rikthye ne fushe si titullar pas tre muajsh mungese dhe nje Sanchez ne stol qe ska luajtur akoma minutat e para per kete vit pas rikthimit nga demtimi kater mujor.

Por statistika me shqetesuese per Interin e Contes vjen pikerisht nga pankina: skuadra zikalter nuk ka shenuar kete sezon asnje gol nepermjet lojtareve qe vine si zevendesues nga pankina ne Serie A. Nje statistika me te vertete alarmante kjo qe tregon edhe nje here alternativat e pakta qe ka ai ne pankine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.