Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,953 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ja te gjithe lojtaret qe do te largohet nga Interi ne merkaton e veres

Corriere – Ja te gjithe lojtaret qe do te largohet nga Interi ne merkaton e veres
Inter Club Staff

Interi e arriti objektivin e saj sezonal ndaj Lazios. 

Ishte nje fitore spektakolare ne ekstrem ajo e zikalterve ne Olimpico 2-3 qe mbajti tifozet ne ankth deri ne vershellimen perfundimtare te arbitrit, por ne fund Interi ja doli dhe u rikthye ne Champions pas 7 vitesh.

Tashme eshte momenti te behen llogarite edhe ne merkato, sepse skuadra duhet te perforcohet por gjithashtu ka shume lojtare qe konsiderohen jo per Interin por edhe shume te tjere qe do te shiten edhe per arsye bilanci apo sepse ne Milano nuk kane arritur te tregojne dot potencialin e tyre te plote.

Corriere dello Sport ka treguar sot te gjithe emrat qe pritet te largohen nga Interi kete vere.

Davide Santon: ai ka qene nje minus per Interin sa here eshte futur ne fushen e lojes. Drejtuesit dhe tranjeri edhe pse e vleresojne Daviden per vlera njerezore, mendojne se nuk mund ta ndihmoje dot Interin nga ana teknike.

Lisandro Lopez: argjentinasi do te largohet nga Interi ne fund te sezonit dhe nuk pritet qe te perdoret e drejta e blerjes se rene dakort me Benficen.

Dalbert: braziliani nese ndonje skuader nuk paguan te njejten shume qe ka paguar Interi per ta blere, veshtire se do te shitet nga Interi duke qene se peshon shume ne bilanc. Eshte shume i mundshem nje huazim i tij.

Borja Valero: ai ka qene shume vulnerabel ne mesfushe dhe nese Interi do te perforcohet ndjeshem ne mesfushe, nuk do te kete vend per te vitin e ardhshem.

Eder: italiani dha pasimin kyc per Icardin ne rastin e penalltise se fituar ne Olimpico por sezoni i tij tek zikalterit ka qene nje deshtim i vertete dhe shpesh here nuk ka arritur te jape ndihmen e duhur per Interin ne fushe. Nuk eshte ne planet e klubit dhe me ardhjen e Lautaro Martinez, hapsirat do te jene ende me te pakta.

Antonio Candreva: edhe ai pritet te largohet. Sidomos nese vjen ndonje oferte nga Anglia, Interi nuk do te mendohej dy here. Ai luan si sulmues krahu dhe nuk arriti te shenonte asnje gol ne kete sezon madje ka me shume se 1000 minuta qe nuk jep asnje assist pavarsisht krosimeve te shpeshta. Ne kete moment, me shume eshte nje peshe per Interin, se sa nje vlere e shtuar.

Andrea Pinamonti: lojtari i dale nga Primavera eshte nje talent i paster, por per shkak te FPF Interi pritet ta shese ne Serie A tek ndonje skuader mesatare dhe me siguri do te fuse nje klauzole ne kontrate per riblerjen e tij. Por eshte e sigurt qe ai sdo te jete vitin e ardhshem.

Geoffrey Kondogbia: tashme nuk ka asnje dyshim per te, Valencia pritet te perdore te drejten e blerjes keto dite.

Joao Mario: portugezi eshte paguar shume nga Interi, por nuk ja ka dale dot ne Serie A. Zikalterit po shpresojne per nje oferte te majme nga Anglia dhe agjenti i tij po punon per kete. Spalletti nuk eshte se e ka ne planet e tij per sezonin e ardhshem dhe Ausilio deshiron qe ta shese perfundimisht kete merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.