Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep alarmin: “Juventus super oferte per Icardi, kontakte Paratici-Leonardo: ja shifrat dhe detajet.”

Corriere jep alarmin: “Juventus super oferte per Icardi, kontakte Paratici-Leonardo: ja shifrat dhe detajet.”
Inter Club Staff

Juventusi e ka seriozisht per Mauro Icardin: sipas Corriere dello Sport, dirigjenca bardhezi ka filluar te levize ne kete drejtim. 

PROJEKTI – “Juventusi e ka me te vertete seriozisht: Mauro Icardi eshte objektivi kryesor i merkatos edhe ne kete kohe pandemie dhe per kete ka pasur kontakte me Paris Saint Germain.”

“Projekti eshte shume i qarte dhe sjell formimin e nje treshe endrrash me Dybala dhe Ronaldon, me nje stafete totalisht argjentinase me Higuain qe i le vendin Icardit.”

KONTAKTI – “Ka pasur nje ndodhi te re. Ne Paris tregohet se ka pasur nje kontakt te fresket te drejtorit te zones teknike Fabio Paratici dhe drejtorit sportiv te Paris Saint Germain, per te folur per situaten e Mauros dhe te kuptohen marzhet per nje marreveshje te mundshme.”

“Diskutimi keshtu eshte i avancuar dhe mund te cohet ne port sapo te kuptohet perfundimi i sezonit.”

LEVIZJET – “Rruga eshte shume e qarte edhe pse per te arritur tek objektivi ka disa hapa per tu ndermarre.”

“I pari eshte qe PSG te bleje lojtarin nga Interi. Kampionet e Frances mund te perdorin te drejten e blerjes prej 70 milione eurosh ashtu si eshte rene dakort sezonin e kaluar.”

“Kjo do te ndodhe edhe pse sezoni i marios ka pasur nje parabole ne renie. Nje nisje e mire pasoi me pas shume pak gola dhe paraqitje te dobta nga janari e mbrapa.”

“Por blerja e tij do te behet qe PSG te fitoje para nga ai. Blerja e tij do te thote shitje te menjehershme tek Juventusi qe nuk negocion dot me Interin sepse zikalterit nga ata kerkojne 30 milione euro me shume se cdo klub tjeter.”

“Prandaj Paratici po mundohet te perdore PSG ne kete histori qe te eleminoje Interin me te cilet e sheh si te pamundur marresveshjen.”

INTER, MARREVESHJE PREJ 85 MILIONESH – “Zikalterit mund te buzeqeshin sepse do te perfitojne nje shume te madhe parash, por jo per faktin se Icardi do shkoje tek Juventusi.”

“Por Interi nga kjo histori do te perfitonte edhe 15 milione euro shtese sepse ne kontraten PSG-Inter per Icardin, Marotta ka futur nje klauzole qe Interi te perfitoje plus 15 milione euro pervec 70 milione eurot fillestare (pra nje total prej 85 milione eurosh) nese Icardi shitet tek nje skuader Italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.