Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

874 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep lajmin: “Conte ndaj Fiorentines ka vendosur te lere jashte formacionit 4 lojtare vetem prej…”

Corriere jep lajmin: “Conte ndaj Fiorentines ka vendosur te lere jashte formacionit 4 lojtare vetem prej…”
Inter Club Staff

Me ne fund ne shtepine Inter ka plot mundesi zgjedhje, e sidomos ne mesfushe, ku Antonio Conte ka pasur jo pak probleme vitin e kaluar.

Tekniku zikalter duke pare emrat ‘nuk do te dije ke te zgjedhe’, sepse kane ikur koherat kur ai bente vetem zgjedhje te detyruara.

Keshtu, ne 11 qe do te hedhe ne fushe ndaj Fiorentines per debutimin ne kampionat, Conte do duhet te lere jashte disa.

Tekniku zikalter duket i orientuar qe ti jape besim Christian Eriksen nga minuta e pare, por ne horizont ka perjashtime te rendesishme nga titullaret per shkak te… merkatos.

Sipas Corriere dello Sport, ne fakt, do te qendrojne jashte “Skriniar, Brozovic, Nainggolan dhe Ranocchia, te gjithe ne merkato.”

Por nese per Ranocchia dhe Nainggolan, perjashtimi nga 11 titullare ishte i parashikuar, nje lenie jashte e Skriniar dhe Brozovic do te ishte dicka e habitshme.

Kjo sepse sidomos Interi ne mbrojtje ka emergjence duke pare mungesen e De Vrij per shkak skualifikimi.

“E sigurt nderkohe qe ne sulm do te luajne Lukaku dhe Martinez, ne mesfushe nderkohe do te beje debutimin zyrtar Achraf Hakimi ndersa ne krahun e majte me shume mundesi do te luaje Perisic nga minuta e pare.”

“Nderkohe, ne qender te mesfushes do te shohim Barella dhe Gagliardini.”

“Ne rast se nuk luan Skriniar per arsye merkatoje, atehere D’Ambrosio do te luaje ne vendin e tij me Bastoni ne qender dhe Kolarov ne qendren e majte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.