Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 29, 2022

Scroll to top

Top

599 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep lajmin e keq: “Inter ka marre nje vendim te trishtueshem per Radja Nainggolan. Ai nga momenti ne moment…”

Corriere jep lajmin e keq: “Inter ka marre nje vendim te trishtueshem per Radja Nainggolan. Ai nga momenti ne moment…”
Inter Club Staff

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, nuk ka me asnje problem per kalimin e Diego Godin tek klubi i Cagliarit.

Motivi i voneses ka qene totalisht i lidhur me komisionet per agjentet e tratatives dhe duhen edhe pak ore sa te mbyllet gjithcka.

Tashme eshte gjithcka gati per nenshkrimin e Faraonit dhe ai te Cagliari do te kete nje kontrate dy vjecare me opsion per nje vit te trete.

Sot ne dreke, mbrojtesi pritet ne Cagliari ku do te prezantohet edhe me skuadren e re.

Nderkohe, kjo vonese, e ndalon Di Francescon qe ta kete ne dispozicion lojtarin per sfiden e te shtunes ndaj Lazios me ish-tranjerin e Romes qe do duhet te perballet ne kete ndeshje me Klavan dhe Walukiewicz ne mbrojtje.

PO NAINGGOLAN? SIPAS CORRIERE DELLO SPORT, PER TE INTERI KA MARRE NJE VENDIM TE TRISHTUESHEM.

Pasi ka mbyllur marreveshjen per Godin, tani Cagliari deshiron qe te mbylle marreveshjen edhe per Radja Nainggolan, prej gjithmone ne kete merkato nje objektiv i nxehte.

“Tashme eshte e sigurt qe ai do te largohet sepse Interi ka marre nje vendim te trishtueshem per largimin e tij dhe kete lajm te keq ja ka komunikuar edhe vete lojtarit.”

“Ai ka zgjedhje te pare Cagliarin dhe te gjithe te tjeret jane ne plan te dyte, por zikalterit nuk duken se jane me mendjen qe ti bejne ulje Cagliarit.”

Kete gje shpjegon Corriere dello Sport, dhe me pas nenvizon se si rruga e Cagliarit per te arritur te lojtari eshte vetem nje dhe e qarte.

“Interi deshiron nga Cagliari sigurine qe ose kete sezon, ose ne tjeterin, Nainggolan do te behet nje lojtar i tyre me titullur perfundimtar.”

“Flitet se Interi do te pranoje edhe nje huazim me detyrim blerje per nje total prej 10 milione eurosh.”

“Brenda fundit te javes tjeter, keshtu, Eusebio di Francesco, mund te gjeje brenda skuadres se tij dy perforcime te medha.”

“Me Nainggolan dhe Godin, Cagliari do te rrite ndjeshem organikun e saj dhe do te hidhte kandidaturen e saj per surprizen e kampionatit.”

Burimi: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.