Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep lajmin e keq: “Inter, per Skriniar ka dale ne pah nje skenar shume i keq. Lojtari nuk do mund…”

Corriere jep lajmin e keq: “Inter, per Skriniar ka dale ne pah nje skenar shume i keq. Lojtari nuk do mund…”
Inter Club Staff

Ka lajme shume te keqija nga kombetaret per Interin. Pasi Bastoni doli pozitiv dy dite me pare, dje ka dale pozitiv edhe Skriniar.

Lojtari sllovak kishte dale gjithashtu negativ te tamponi i pare (pikerisht si Bastoni) por ka qene tamponi i dyte qe e ka nxjere pozitiv ate.

Ashtu si shkruhet ne Tuttosport, shpresa e madhe varet nga “kur Bastoni ka qene ne kontakt me lojtaret e tjere te Interit, mbase si negativ dhe jo ngjites.”

“Sigurisht qe tani do te qendroje ne karantine per te pakten 14 dite. Me pas do te beje nje tampon te dyte per tu liruar perfundimisht.”

“E njejta gje edhe per mbrojtesin tjeter zikalter qe do te vendoset sot nese eshte me te vertete pozitiv apo ka qene nje fallco pozitiv. Gjithesesi, edhe per te, e sigurt mungesa ne derbi nese del i tille.”

Skriniar nderkohe pret ende rezultatin e testit te dyte, por duhet theksuar dicka qe eshte nje lajm shume i keq per Interin.

“Ne rast se Skriniar del pozitiv, nuk do mund te rikthehet ne Itali per te pakten 15 dite dhe do duhet ta beje atje karantinen. Ky per zikalterit eshte nje skenar shume i keq.”

“Me pak fjale, do te duhet te pritet shume per rikthimin e tij dhe me siguri qe ai jo vetem do te humbe ndeshjen me Milanin, por te pakten edhe Champions dhe 1-2 ndeshje te tjera ne Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.