Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep lajmin: “Inter eshte rikthyer fuqishem ne gare per Cancelo: ja detajet.”

Corriere jep lajmin: “Inter eshte rikthyer fuqishem ne gare per Cancelo: ja detajet.”
Inter Club Staff

Nder shume emrat qe permenden per Interin per merkaton e ardhshme verore, shume kane te bejne me krahet e mesfushes zikalter (ose te mbrojtjes). 

Ashtu si tregon sot Corriere dello Sport, i preferuari i Antonio Contes per krahun e majte mbetet Emerson Palmieri i Chelsea.

Por per kete, skuadra londineze kerkon me te vertete shume para edhe pse hapsirat per te kete sezon kane qene teper te pakta.

Nje emer tjeter me parameter zero ka qene ai i Kurzawa, por ai eshte i destinuar te perfundoje ne Premier League me te gjitha gjasat.

Gjithesesi, Corriere dello Sport ka dhene nje lajm diten e sotme qe do te ngacojme jo pak mendimet e tifozeve te Interit.

Sipas tyre, Interi po mendon realisht per rikthimin ne skuader te Joao Cancelo, portugezi qe aktualisht ndodhet tek Manchester City.

Lojtari ka qene ne huazim tek Interi ne sezonin 2017-18 dhe lojtari nuk u ble dot nga Valencia per shkak te kostove te operacionit.

Tashme, nje kapitull i dyte i tij me zikalterit qe dukej aq shume i pamundur, mund te behet vertete realitet dhe per kete hipoteze ka folur me detaje e perditshmja italiane.

“Le te kuptohemi, i preferuari i Interit eshte Emerson Palmieri sepse italo-braziliani eshte ne krye te deshirave te Contes.”

“Por mos humbisni nga pamja nje tjeter lojtar: Joao Cancelo. Ka luajtur dhe shkelqyer me pare edhe tek Interi.”

“Ai sezonin me te mire ne karriere e ka pasur pikerisht tek zikalterit ku ne drejtimin e Spallettit mori edhe nofken si nje nga lojtaret e krahut me te mire ne bote.”

“Interi po e mendon realisht transferimin e tij dhe po studion nje modalitet. Ai do te ishte titullari i krahut te djathte por gjithcka do te varet sa do te kerkoje Manchester City qe pagoi dicka me shume se 50 milione euro vetem veren e kaluar per ta blere nga Juventusi.”

“Vlera e tij sot vertitet diku tek 30-40 milione euro me Interin qe nuk deshiron te kaloje investimin per krahet me shume se 30 milione euro.”

“Nga shume eksperte te futbollit, Joao Cancelo shihet si perfekt per skemen e Contes sepse ai ka shume tipare sulmuese por kthehet prapa pa problem edhe pse fazen mbrojtese nuk e ka specialitet.”

“Interi me te ne fushe luante me 3 mbrojtes e gjysem (keshtu u perkufizua ne ate kohe skema e Spallettit) qe e shikonte Cancelon me te avancuar se mbrojtesin e krahut te majte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.