Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Keita Balde kunder Politanos: ja kush ka me shume shanse te luaje ndaj Torinos

Corriere – Keita Balde kunder Politanos: ja kush ka me shume shanse te luaje ndaj Torinos
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter ka filluar qe tani nje ‘lufte’ e heshtur kompetitive per nje bluze titullari ndaj Torinos te dielen. 

Eshte pikerisht Keita Balde qe ka hedhur kandidaturen per te luajtur titullar ne krahun ku ndaj Sassuolos italiani Matteo Politano e nisi si titullar.

Luciano Spalletti eshte e sigurt qe nuk do te beje revolucion, por 11 lojtaret qe do te zbresin ne fushe ndaj Torinos me siguri do te jene te ndryshem nga ato qe pame nga minuta e pare kunder Sassuolos.

Nje nga ndryshimet kryesore, sipas asaj qe thote Corriere dello Sport, mund te kete te beje me Keita Balde qe po sfidon Politanon per krahun e djathte.

Kurse per sa i perket krahut te majte gjkithcka te ben te mendosh se aty do te rikthehet nga minuta e pare Ivan Perisic qe rikthehet keshtu titullar pas pankines te se dieles se kaluar.

Gjithmone sipas Corriere dello Sport, Keita i ka rritur shanset e tij shume me stervitjen qe ka bere dhe po ben gjate kesaj jave e Spalletti po mendon realisht per ta hedhur nga minuta e pare sepse ai i shton me shume paparashikueshmeri sulmit zikalter.

Nderkohe, Keita eshte blerja e fundit e merkatos verore te Interit dhe do te prezantohet pikerisht neser perpara shtypit ne oren 13:30.

Lojtari duket se eshte integruar ne menyre perfekte me boten e re zikalter dhe impenjimi i tij ndaj Mazzarrit duket i sigurt: nga pankina ose nga minuta e pare nuk dihet ende me siguri, por ai do te luaje me te gjitha gjasat ne kete ndeshje.

Per momentin gjithesesi Keita duket si lojtari qe ka me shume shanse per te luajtur nga minuta e pare ne krahasim me italianin Politano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.