Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Keita mezi po pret te veshe fanellen e Interit: Ja numri qe do te mbaje ai mbi shpine!

Corriere – Keita mezi po pret te veshe fanellen e Interit: Ja numri qe do te mbaje ai mbi shpine!
Inter Club Staff

Edhe per Corriere dello Sport, Keita Balde eshte tashme nje lojtar i Interit dhe gjithcka nuk eshte me nje thashethem merkatoje por nje realitet. 

Pas Sky Sport dhe La Gazzetta dello Sport, tashme edhe Corriere tregon versionin e saj te ngjarjeve por duke zbuluar edhe numrin qe Keita do te mbaje mbi shpine tek aventura e tij e re me ngjyrat zikalter.

Ja cfare shkruajne ata ne numrin e tyre te perditshem:

“Tashme ish-lojtari i Monaco eshte nje lojtar i Interit. Ai do te vere autografin e tij ne kontraten me Interin qe parashikon nje plus kater vjete kontrate, por keto kater vite kontrate do te jene te vlefshem vetem nese Interi do te perdore te drejten e blerjes per te.”

CdS - Keita non vede l'ora di essere interista. Sceglierà il numero 11?

“Tek Lazio dhe tek Monaco ai ka veshur fanellen numer 14, por ne Pinetina ky numer i perket Radja Nainggolan.”

“Me shume mundesi Keita Balde do te zgjedhe numrin 11, te liruar nga Matias Vecino – vazhdon Corriere -. Senegalezi vjen nga aventura e tij ne Boteror dhe ka qene afer Interit edhe ne veren e 2015, por ne te dyja rastet Lotino per Interin e beri te pamundur marreveshjen.”

“Kesaj radhe eshte Monaco ne mes dhe tratativat kane qene te shpejta dhe pa probleme, edhe djaloshi ka dakordesi totale per transferimin dhe sipas asaj qe filtron nga perfaqesuesit e lojtarit per mediat “Ai mezi po pret te nise aventuren e tij te re me Interin ne Serie A”. E me sa duket, kete gje do e beje duke mbajtur numrin 11 mbi shpine.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.