Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Kupa e Italise gati per te rindezur motorret: ja kur pritet te luhet Napoli-Inter dhe finalja

Corriere – Kupa e Italise gati per te rindezur motorret: ja kur pritet te luhet Napoli-Inter dhe finalja
Inter Club Staff

Eshte e nevojshme qe bashke me Serie A dhe me kupat Europiane te nise gjithashtu edhe rruga e mbetur per Kupen e Italise.

Edhe pse, kjo ne krahasim me te tjerat, eshte nje rruge me e shkurter duke pare se kane mbetur vetem 3 ndeshje ne total: dy gjysmefinale dhe nje finale.

Mbase, sipas asaj qe shkruhet sot ne Corriere dello Sport, mund te luhet ne 27 dhe 28 maj per dy gjysmefinalet e para.

Kjo, sepse me pas ne daten 30 dhe 31 do te rifilloje menjehere Serie A me javet e saj te prapambetura. Por kjo si hipoteze per momentin eshte pak e mundur qe te ndodhe.

Pritet te kete edhe nje vendim per javen e Serie A ku ka 4 ndeshje te shtyra ne total. Por nga ajo qe ka dale ne pah nga Keshilli i Liges se Serie A te mbledhur diten e djeshme, eshte se kampionati do te kete perparesi ne kete histori dhe me pas ne gusht do te luhen kupat Europiane.

Kjo sepse po tentohet qe te shtyhen sa me larg te jete e mundur udhetimet europiane per skuadrat.

Por, ne kete moment qe jemi, kane mbetur 124 ndeshje te Serie A pa u luajtur dhe 3 ne Kupen e Italise.

Keshtu si jane gjerat, Interi dhe Napoli pritet ta luajne ndeshjen e tyre te Kupes se Italise ne fundin e korrikut bashke me nje finale eventuale. E gjithe Kupa e Italise (e mbetur) mund te zhvillohet ne 4 dite, pikerisht ne fundin e korrikut.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.