Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

550 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kush tha fjalen pushime? Per interistat nuk ekziston ne fjalor: ja sa bileta jane shitur per Inter-Lecce

Kush tha fjalen pushime? Per interistat nuk ekziston ne fjalor: ja sa bileta jane shitur per Inter-Lecce
Inter Club Staff

Vjet ka qene kryefjala e sezonit te Interit: pasioni i pafundem i tifozeve te Interit ne drejtim te skuadres pavarsisht veshtiresive te medha gjate sezonit. 

Nderkohe qe skuadra deshtonte shpesh ne fushe, ne shkallet e stadiumit tifozet nuk deshtuan asnjehere dhe valviten gjate gjithe sezonit krenar flamurin zikalter.

E keshtu, pergjigja e publikut interist ne kete nisje sezoni nuk ka vonuar qe te vije edhe pse jemi ne periudhen me te nxehte te vitit ku te gjithe zakonisht jane me pushime Por me sa duket, per tifozerine zikalter fjala “pushime” para Interit nuk vlen asgje.

Dje eshte dhene lajmi nga klubi se deri me tani jane shitur me shume se 50 mije bileta per Inter-Lecce dhe e bukura qendron tek fakti qe jemi dy jave larg ndeshjes e ky numer pritet te rritet akoma.

Gjithesesi, Corriere dello Sport, nuk ndalet me kaq: “edhe ne frontin Champions League Interi po vazhdon me ritme te mrekullueshme: nje pjese e mire e abonimeve ne Serie A kane blere edhe paketen e tre ndeshjeve te Champions League (pra tre ndeshjet qe do te luhen ne shtepi ne Champions).”

“Kjo lloj pakete parashikon se tifozet qe jane abonuar ne Serie A mund te mbajne pozicionin e tyre ne stadium edhe ne ndeshjet e Champions duke paguar me pak se ata qe do i blejne biletat ne shitjen e lire.”

“Kjo shitje do te perfundoje ne daten 28 gusht. Interi po shpreson qe te mos kete nje grup te hekurt si sezonin e kaluar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.