Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,027 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Lajme te keqija per Politanon, mund te largohet: ja pse! Conte deshiron qe sulmi te jete i perbere nga vetem 4 lojtare!

Corriere – Lajme te keqija per Politanon, mund te largohet: ja pse! Conte deshiron qe sulmi te jete i perbere nga vetem 4 lojtare!
Inter Club Staff

Ashtu si tregon Corriere dello Sport, nuk eshte vete Alexis Sanchez ne te ardhmen e Interit.

Sipas te perditshmes italiane, pasi Edin Dzeko ka deshtuar, zikalterit po kerkojne nje sulmues pyke qe mund te zevendesoje Romelu Lukaku gjate lojes apo ne minutat e fundit ku Interi do te kete nevoje per centimetra.

Ne kete sens, dy emrat me te perfolur ne kete moment jane ato te spanjollit Fernando Llorente apo te polakut Arkadiusz Milik.

Ky i fundit do te vinte tek Interi vetem pas nje shkembimi me Mauro Icardin ne rast se ish-kapiteni i Interit do te pranonte te kalonte tek Napoli.

Nderkohe, per sa i perket Fernando Llorentes, Interi duhet te munde konkurencen e Lazios dhe Napolit (qe ne kete moment sdo te jete problem per Interin), por shume do te vendose edhe rroga qe Interi do i ofroje spanjollit por edhe garancite teknike.

Llorente edhe pse eshte 34 vjec, ka shume kerkesa gjithesesi per sa i perket rroges por edhe agjenti i tij komisionet i ka te larta.

Por ka nje lajm te keq per Politanon ne te gjithe kete histori: nese tek Interi do te vije nje nga dy lojtaret e permendur me lart, do te thote se italiani duhet te beje valixhet gati.

Pasoja e menjehershme e ardhjes se nje sulmuesi zevendesuesi te Lukaku tek Interi do te ishte nxjerja ne merkato e Matteo Politanos.

Lojtari vete eshte nje sulmues krahu dhe ne kete moment skema e Interit nuk e parashikon nje pozicion te tille dhe ai mund te luaje vetem si sulmues i dyte.

Nese do te vinte Llorente apo Milik, Interi do te kishte nje repart sulmues te perbere nga njeri prej tyre dhe Romelu Lukaku, Lautaro Martinez, Matteo Politano, Alexis Sanchez si dhe plus Sebastiano Esposito ndermjet skuadres se pare dhe Primaveres se Interit.

Nderkohe, nga ana e tij, tekniku zikalter e koncepton repartin e sulmit si nje repart me jo me shume se kater lojtare plus Espositon te cilin e vlerson shume.

Keshtu per Politanon me ardhjen e Sanchez dhe nje sulmuesi pyke, tek Interi nuk do te kete me vend dhe ai duhet te gjeje nje skuader te re.

Kerkesat per te nuk kane munguar dhe dy skuadrat me te interesuara per te kane qene deri me tani Fiorentina dhe Roma.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.