Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Lautaro eshte rritur: kunder Barces luajti ndeshjen e tij me te mire sepse….

Corriere – Lautaro eshte rritur: kunder Barces luajti ndeshjen e tij me te mire sepse….
Ardis
  • On 10/11/2018, 21:39

Kunder Barcelone-s, ndeshja e tij me e mire qekur ka ardhur tek Inter-i. Shkruan Corriere dello Sport, qe lavderon karakterin dhe zjarrin e Lautaro Martinez: “Po, pikerisht keshtu, sepse nese me pare na ka habitur me golat e realizuar ashtu sic ndodhi ne fazen e para kampionatit (ndeshja kunder Atletico Madrid), ose me performanca te rendesishme ashtu si kunder Cagliari-t (edhe ne kete ndeshje realizoi gol), kesaj rradhe ka bere diferencen… ne mendjen e tij” – lexohet -.

“Sepse eshte futur me mentalitetin e duhur ne momentin me te veshtire dhe kunder asaj qe eshte kundershtarja me e forte e Europe-s. Nje menyre per te ngjitur shkallet e hierarkise se Spalletti-t, sa me shpejt dhe per ta motivuar, ne rastet e nevojave te ardhshme gjate ndeshjeve, per ata aktivizuar serish”.

Sic e thekson gazeta romane, ish lojtari i Racing eshte ne rritje te vazhdueshme, si ne nivel fizik ashtu edhe ne personalitet. Elemente te rendesishem per tu imponuar ne klub te madh europian si Inter-i.

“Neser ne Bergamo, per El Toro parashikohet nje pankine tjeter, me pas do te fluturoje ne Argjentine ne grumbullimin e kombetares sebashku me Maurito-n, ku edhe ne kete rast do te kerkoje te regoje te gjithe vlerat e tij – parashikon Corsport -.

“Kuota e tij ne merkato tashme eshte rritur, nje demonstrim i nje pazari madheshtor te realizuar nga drejtori sport Piero Ausilio, por ne rrugen Vittorio Emanuele jane te bindur se do te rritet akoma. Hapi i rradhes do te jete qe te punoje akoma me shume ne fazen e lojes pa top, sepse me te dhe Icardi-n ne fushe, mbase edhe me dy sulmues krahu si Politano dhe Perisic, skuadra do te ishte shume e çekulibruar”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.