Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere: “Marotta eshte shume i shqetesuar per te ardhmen e Eriksen: ai ka kuptuar se Antonio Conte nuk ka aspak besim te danezi.”

Corriere: “Marotta eshte shume i shqetesuar per te ardhmen e Eriksen: ai ka kuptuar se Antonio Conte nuk ka aspak besim te danezi.”
Inter Club Staff

Pas dy ndeshjesh qe dukeshin kurajuese ndaj Napolit dhe Sampdorias, Christian Eriksen duket se eshte rikthyer ai i para-lockdown.

Pavarsisht rolit te ri ne 3-4-1-2 qe i gjeti Conte dhe qe duhet te nxirte ne pah kualitetet e tij, kjo gje nuk ka ndodhur.

Sipas Corriere dello Sport madje, ndermjet danezit te Interit dhe tranjerit Antonio Conte ne kete moment ka nje raport te akullt.

“Nga ana fizike, ai eshte shume mire. Por ne syte e Contes, ai vazhdon qe te jete nje lojtar qe ai nuk e ka dashur.”

“Rezultati eshte pare: jemi rikthyer ne kohen para lock-down, ku Eriksen ishte nje objekt i huaj ne formacionin e Interit.”

“Ai ne ate kohe e niste gjithmone nga pankina, sepse tekniku preferonte lojtare te tjere ne vend te tij.”

BESIM I PAKET – “Besimi i tranjerit Conte ne drejtim te Eriksen per hir te vertetes nuk ka qene asnjehere ne nivele maksimale.”

“Per shembull, mendoni vetem kaq: Vecino, i cili nuk ishte i grumbulluar ne fillim ndaj Bolognes, u therrit me urgjence nga Conte per te luajtur disa minuta edhe pse kishe bere vetem nje stervitje me shoket. Gje qe ndodhi edhe me Eriksen, vetem disa minuta perpara perfundimit.”

DYSHIME TE FORTA MBI TE ARDHMEN – “Nuk eshte dicka e re qe tekniku salentin ne janar donte Vidal dhe jo danezin.”

“Ne kete moment, Eriksen jo vetem qe nuk eshte i preferuari i Contes, por ka karakteristika komplet te kunderta me ate qe kerkon tekniku: vrapon shume, por me ritmin e tij dhe me top ne kembe.”

“Conte ka provuar ti gjeje nje pozicion ne fushe, duke krijuar nje pozicion trekuartisti ne skemen e tij, por pa sukses deri me tani.”

“Ne fillim kishte nje ndjesi pozitive, por me pas drita u fik dhe Eriksen u fut perseri ne tunel.”

“Ne kete moment, dyshimet e forta per te ardhmen e tij jane edhe per faktin nese ai do te qendroje tek Interi apo jo.”

“Ka shume nga ata qe mendojne se Conte nuk ka aspak besim tek ai dhe do te preferonte qe ai te shitej.”

“Nje lojtar me peshen e tij ne skuader qe nuk luan do te hapte vetem probleme te Interi dhe mediat do te suleshin te parat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.